Zbardhet ekspertiza: Dasmorët në Shijak s’u helmuan nga ushqimi. Pronari i lokalit rrëfen të "vërtetën": Ja gabimi që bëra

24 Gusht 2017, 13:25Sociale TEMA

Analizat toksikologjike kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim ushqimi të dasmorëve të shtruar pak ditë më parë në spitalin e Durrësit.

Kryeinspektoria e Inspektoriatit Shëndetësor, Xhaneta Saliu deklaroi se fakti që dasmorët janë ndjerë keq, nuk ka të bëjë me helmim të ushqimit.

Sipas saj, Inspektoriati Shëndetësor dhe AKU-ja kanë kryer analizat toksikologjike dhe ka rezultuar që ato të dalin negative. Në këto kushte, pas bllokimit disaditorë, pritet që restoranti të rifilloj aktivitetin e tij.

Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua ceremonia martesore.

Durim Kapo deklaron se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi.

Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondicioneri, i cili ishte graduar disa gradë nën normalen.

“E para e punës ne na ra si bombë. Lajmin e morëm vesh pas 24 orësh. Për mua ka qenë e pabesueshme, pasi ne punojmë të gjithë si familje. Është një biznes familjar. Kur e kemi parë në televizor ishte e pabesueshme, madje kur erdhi policia tek dera u tronditëm. Puna jonë nuk mund të jetë se: ‘Unë nuk kam faj’. Dje ,ora përgjigjen e analizave. Ishte negative. Unë fajin ia kam vënë kondicionerëve. Ne atë natë bëmë një gabim, i kishim lënë shumë ulët. Madje e kam diskutuar edhe me kryekamerierin tim, pasi i thash se mund të kemi ‘një problem’. Më shkau situata nga duart, faji është i imi. Kjo ndodh kudo, ndodh në gjithë lokalet. Sot unë kam të drejtë të flas, se u bë gjithë kjo zhurmë”, tha Durim Kapo për ‘News24’.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme rreth 13 dasmorë u shtruan në spitalin e Durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë.

7 komente në “Zbardhet ekspertiza: Dasmorët në Shijak s’u helmuan nga ushqimi. Pronari i lokalit rrëfen të “vërtetën”: Ja gabimi që bëra”

  1. Rusi says:

    During kapo sa leke ju dhe te mbyllet kry halli I jot

  2. Alban Dega says:

    CFARE BEN PROKURORIA !?

    Konkluzionet e Hetimit nga Inspektorati Shendetesor dhe AKU Jane shume te dyshimta per te mos thene mashtrim i mirefillte i paguar shtrenjt nga fajtori, pronari i biznesit.
    Cili eshte idiot qe beson se ulja e temperatures nga kondicioneri jep te vjella, diare, dhimbje barku e te tjera shenja tipike te helmimit !?
    Ai mund te jape acarim te rrugeve te frymemarrjes, te ftohur, rrufe, kolle…
    Kush do ta besonte se ne temperaturat e larta te ketij viti pronaret e restoranteve, kafe- bareve, pasticerive … do te ulnin tejet mase temperaturat kur ajo dyfishon deri pesefishon harxhimin e energjise!?
    Cfare pret prokuroria dhe Kruprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe ata te Durresit qe te jetike jo vetem pronari por edhe hetimin e hetim- mashtrimit flagrant te Inspektoratit Shendetesor dhe AKU- se!?
    Nuk behet fjale per 13 kastraveca apo vete pule por per 13 njerezor dhe jetet e tyre te rrezikuara seriozisht…

  3. Alban Dega says:

    KETA AS TE GENJEJNE NUK DINE…. !
    CFARE BEN PROKURORIA !?

    Konkluzionet e Hetimit nga Inspektorati Shendetesor dhe AKU jane shume te dyshimta per te mos thene mashtrim i mirefillte i paguar shtrenjt nga fajtori, pronari i biznesit.
    Cili eshte ai idiot qe beson se ulja e temperatures nga kondicioneri jep te vjella, diare, dhimbje barku e te tjera shenja tipike te helmimit!?
    As gomari ! As lopa !
    A i shikoi, lexoi dhe hulumtoi kryeinspektorja e Inspektoratit Shendetesor dhe AKU- ja diagnozat e mjekeve te spitalit te Durresit per te semuret konkrete, per cka nuk flitet fare ne raportin e tyre !?
    Cfare thone analizat laboratorike te te semureve!?
    Cfare, kur dhe ku u moren mostrat e restorantit!?
    A perputhen ato me analizat e spitalit ????????
    Temperaturat e ulta mund te japin acarim te rrugeve te frymemarrjes, te ftohur, rrufe, kolle…
    Kush do ta besonte se ne temperaturat e larta te ketij viti pronaret e restoranteve, kafe- bareve, pasticerive … do te ulnin tejet mase temperaturat kur ajo dyfishon deri pesefishon harxhimin e energjise!?
    Cfare pret prokuroria dhe Kryeprokuhori i Krimit Adriatik Palla dhe ata te Durresit qe te hetoje jo vetem pronarin por edhe hetimin e hetim- mashtrimit flagrant te Inspektoratit Shendetesor dhe AKU- se!?
    Nuk behet fjale per 13 kastraveca apo veze pule por per 13 njerez dhe jetet e tyre te rrezikuara seriozisht…

  4. Gramoz says:

    Nuk vijne te vjellat nga kondicioneri

  5. Samet says:

    Une nuk po hy ne Ate se a jane Analizat te sakta apo te manipuluara, por qe kondicioner te jete shkaktare, jo nga Temperatura e ulet, por nga kontaminimi i tije per shkake te lageshtise me Myshqe disa prej te cilave edhe jane Toksike, eshte e mundeshme.
    Andaj kondicioneret duhet sikurse ketu ne Gjermani te pastrohen dhe dezinfektohen rregullishte, ne Shqiperi pershkak te kushteve klimatike duhet te pastrohen dhe dezinfektohen 3 here ne vite,

    klm te gjithe

  6. Kosovari.ch says:

    Pershendetje nga Zvicra
    -Une personalisht jam helmuar me ushqim tek Restornat Gostivari ne Durs , icili eshte ne mes Hotel Vivas dhe Rotes se kuqe.
    -Mozi ja dola te mbijetoj helmimin nga mishi qe kundermonte.

  7. Samet says:

    Te nderuar parakomentues,
    nuk po merrem me rrezulltatin e analizave mundet edhe te jene te manipuluar por pronari i Lokalit ka te drejte, jo qe kondicioneri pershkak te uljes te Temperatures eshte shkaktar i infektimit por per shkake se Kondicioneret jane vende shume i pershtatshem per formimin e Myshqeve dhe Kepurdhave toksike. Kondicioneret kane lageshte ( uje) dhe aty ku ka uje zhvillohen mikroorganzma toksik.
    Prandaj Kondicioneret duhet te pastrohen dhe dezinfektohen 4 here ne vite.

    klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje