Bashkia Shijak ka njoftuar se ka nisur Vlerësimi i Thelluar Mjedisor për instalimin e incerenatorit që do të bëjë incenerimin e mbetjeve, ku përfshihen edhe mbetjet e kafshëve.
Në zbatim të pikës 4.4 të V.K.M nr. 247 “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave dhe procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore” njofton se shoqëria “Jamarbër Group” sh.p.k. i është drejtuar Bashkisë Shijak për fillimin e procedurës së Vlerësimit të Thelluar Mjedisor.
“Jamarbër Group” është themeluar në mars të këtij viti dhe nga të dhënat e publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka për objekt aktiviteti trajtimin, sterilizimin, asgjësimin dhe incenerimin e mbetjeve, si dhe tregtim importe-eksport mbetjesh spitalore.
Incerenatori parashikohet që të ndërtohet në Lagjen Popullore, rruga Brigada 10 Sulmuese, Shijak, me një sipërfaqe prej 100 metër katror.
Incerentorët bëjnë trajtimin e mbetjeve me anë të djegies në temperaturë shumë të lartë. Ky incerenator do të jetë i katërti pas atyre në Tiranë, Elbasan edhe Korçë. Por burimet nga tregu pohojnë se me projektet e fundit në këto linja të përpunimit të mbetjeve po krijojnë mbiinvestime, pasi plehrat që në prodhojmë janë shumë më të pakta se kapacitet e këtyre investimeve.
Por përpunimi me këtë metodë rrezikon të kthehet në rrezik serioz për shëndetin e popullatës në vijim. Shkatërrimi i mbetjeve me Incenerator (diegie me temperaturë të lartë) prodhon një tjetër lloj mbetje që është e vështirë që të asgjësohet më tej.
Këto lloj mbetjesh kanë shumë kosto të mirëmbahen dhe të ruhen.
Vende të tilla si Shqipëri me zhvillim të ulët ekonomik dhe njohurish në këtë drejtim nuk kanë kapacitete administruar pasojat e kësaj industrie.