FOTOT/ Jeta e “çmendur” prej miliarderi e sheikut që erdhi për t'u takuar me Ramën e Metën

25 Gusht 2017, 19:10Politika TEMA
FOTOT/ Jeta e “çmendur” prej miliarderi e sheikut që

Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, ka mbërritur sot me jahtin e tij super luksoz në portin e Durrësit.

Emri i tij i plotë është Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud.

Ai u takua sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, dhe pritet të takohet me presidentin Ilir Meta.

Flitet se diskutimet janë përqëndruar në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.

Mbret i Kështjellës

Pallati i tij ngjyrë rëre ka 317 dhoma, 4 kuzhina, për gatime arabe, kontinentale, aziatike dhe e katërta vetëm për ëmbëlsira. Në pallat ka 2 mijë persona staf dhe 250 televizorë. Normalisht.

Hotelet më të famshme

Sepse Hoteli Savoy i Londrës dhe Monte Carlo Grand Hotel i Monakos duket se nuk janë mjaftueshëm për të, ai planifikon të blejë edhe hotelin ikonik të Nju Jorkut, Plaza Hotel.

I lindur në familje mbretërore

Prindërit e tij janë Princi Talal dhe Mona Al Solh. Gjyshi i tij nga nëna ishte kryeministri i parë i Libanit. Ndërsa gjyshi nga babai, King Abdulaziz, ka krijuar Arabinë Saudite.

I martuar me bukuroshe

Gruaja e tij e parë është Dalal bint Saud, vajza e Mbretit Saud. Ata kanë dy fëmijë, Reem dhe Khalid. Pasi u nda nga gruaja e parë ai u martua me Ameera al-Taweel me të cilën gjithashtu është ndarë së fundmi.

Ka shoqëri me disa nga njerëzit më të fuqishëm të planetit

Al Waleed njihet për shoqërinë që ka me disa mbretër, politikanë dhe personazhe VIP të botës. Ishte i ftuar special në dasmën e Princit William dhe Princeshës Kate Middleton.

Miliona në bizhuteri

Waleed thotë se ka bizhuteri me vlerë 730 milion dollarë. Ai i ka dhënë Mbretëreshës së ardhshme në Britanisë, Camilla, një varëse diamant me vlerë 1.5 milion dollarë. Varësja që mban në këtë foto është Urdhri i Sundimit të Nderuar të Izzuddienit dhuruar nga Presidenti Nasheed i Maldives.

Investitor i fuqishëm

Në moshën 36-vjeçare, në 1991, ai vendosi të investojë te Citicorp, çka i solli 800 milion dollarë fitime. Në 2005 ai bëri 10 miliard $.

Po ndërton qiellgërvishtësen më të lartë në botë

Kingdom Tower ka nisur të ndërtohet dhe do jetë rreth 200 metra më e lartë se ndërtesa aktuale më e lartë në botë Burj Khalifa, raporton Newsbomb.al.

Ka jahtin e tretë më të madh në botë

Jahti 85.9 metra është një nga më të shtrenjtët në botë. Është ndërtuar në 1979 për tregtarin e armëve saudit Adnan Khashoggi. Jahti është përdorur në filmin e James Bond “Never Say Never Again”.

Ish- pronar i Airbus 380

Aeroplani që ka tre kate, banjo turke, sallë koncertesh për 10 persona dhe garazhd për Rolls Royce, kushton rreth 500 milion dollarë. /Newsbomb.al

10 komente në “FOTOT/ Jeta e “çmendur” prej miliarderi e sheikut që erdhi për t’u takuar me Ramën e Metën”

  1. alphade says:

    Z. K/ minister, degjo kete plakun qe po te shkruan : jepni arabit
    ishullin e Sazanit per te bere nje ” Las Vegas” ne miniature dhe
    do te shohesh ku do te shkoje Shqiperia . Bota arabe,sheiket do
    zbresin nga jahtet e tyre luksoze drejt e ne ishull ,pa qene nevoja
    te marrin avione, helikoptere,makina – taksi por vetem jahtet e veta.
    Beje kete hap te ” vogel” per nje Shqiperi te “madhe” ,realisht te
    madhe per nga perspektiva….! Eshte epoka e biznesit ,zoti K/minister !
    MOS NGURRO , MOS HEZITO !!!

  2. çiraku says:

    “ky eshte dallendyshja e pare” – do thoshte Sala siç tha per Coca Cola. s´pati fat se dallendyshet e tjera humben rrugen.

  3. taraboshi says:

    Aman mor ju te medjas tone poer edhe atyre nderkombetare kur ju beni jehone ketyre njerezve te degjeneruar qe kan grumbullu shuma marramendese parash ne korriz te popujve dhe shpenżojne shuma marramendese per qejfet e shfrenuara te tyre Edhe i thone vehtes musliman e ne vend qe te ndihmoje njerezit e varfer i shpenzon me vajzat e haremit me personelin qe mban nuk e kuptoj edhe une qe po komentoj musliman jam por aj po tz zbatoje kuranin 1 te 3 ten e pasurise duhet tua japin te varferve dhe une po i jap nje”urim ” te plakave shkodrane E PAFSHA GARRAVAC …

  4. vera e nxehte says:

    E shikoni se ç’ben prona private dhe demokracia. Forca skllever!

  5. Bogonica says:

    Shume thone qe ne shqiptaret jemi te pa fat.Por fati yne i vetem eshte se na ka hedhur ne nje vend midis Lindjes dhe Perendimit.Ne nuk bejme dot politike globale,ne jemi vend i vogel,dhe do shikojme ato bashkpunime qe jane ne interesin tone ekonomik.Bota Arabe eshte mjaft e pasur,ne kemi lidhje historike me lindjen e aferme dhe te mesme,edhe per faktin se me shume se gjysma e popullsise i perket ketij besimi.Shume perflitemi nga fqinjet per kete fakt,dhe ata mundohen te na mbajne larg nga keta investitore.Lete shikohet bashkpunimi me te tere Lindjen e afer,te Meme dhe te Larget ne interes te vendit , sidomos te infrastrukturesFlitet se lindja e Mesme kerkon te ndertoje xhami,por ne xhami kemi boll,nuk duam te tjera.Shqiptaret respektojne te gjitha fete por nuk jane fetare.Ky eshte ndofta favori me i madh qe te krijojme lidhje me gjithe boten pa asnje paragjykim.Europa ka 27 vjet,qe mbasi na ndolli ne rrugen e saj,na ka lene ne fatin tone.Ne kemi nevoja te medha per infrastrukturen,Europa na jep me pikatore. Me keto ritme te investimeve ne na duhet 100 vjet te kapim Europen,me kusht qe Europa te rrije ne vend.

  6. ymeri i temes se semes says:

    Per cfare I ben elozhe Keri qe vjen era qen ti mero? Per parate.
    Ptuuuuuui. Fare e keqe ti dhe ai.
    Enveri i konsideronte qener keta.

  7. Besniku says:

    Po ky sheiku a do ta shijoje jeten e xhenetit dhe femrat e virgjera ne parajse,sic na thote IMAMI I Kosoves???

  8. myzeqari says:

    Bravo, me pelqen komenti i Taraboshit

  9. Sorge says:

    Ai qenka si faraonet e egjiptit te lashte
    Te fundi tana do ti lej

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    Ore druri ka dale nga xheneti
    Nje te bertitur kryeministri
    E gjeti ambasadoriyne nje investitor
    Dhe jo dosido
    Por nje nder miliarderet me te medhenj
    E sado ryshfet ti kerkosh atij s’ja ndjen hic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje