Gazetarja dhe shkrimtarja, Arlinda Canaj, i dha fund jetës pasditen e djeshme, duke u hedhur nga lartësia. Të shumta kanë qenë reagimet e miqve dhe kolegëve të gazetares së njohur.
Njëra ndër to, gazetarja Mirela Sula, në një shkrim të gjatë në profilin e saj në Facebook, permend mesazhin e nje mikeshe, teksa thote se gjate kthimit ne Shqiperi, “ato pak miq qe takova me lane te kuptoj qe po ndesheshin me shume stres e ndoshta disa prej tyre po kalonin periudhe depresioni…”
Teksa shkruan: “Jeta eshte e mbushur plot dhimbje e sfida dhe ne fakt ky eshte nje realitet qe duhet ta pranojme, sepse eshte e vetmja menyre qe ne te rritemi e te mesojme se si te ecim perpara”.
Sula dhe Canaj kanë qenë kolege edhe në revistën Psikologjia.
STATUSI I MIRELA SULES:
Kjo eshte e vetmja fotografi qe munda te gjej teksa rremova ne kujtimet me Arlinden.
Lajmi i ndarjes se saj nga jeta ishte nje tronditje qe me zgjoi dhe risolli ne mendje ato kohe kur punuam bashke, dhe jo pak por tete vite. Mbaj mend kur e takova per here te pare Arlinden ne rrugen Bardhyl ku ajo sapo kishte hapur nje dyqan. Sapo ishte kthyer nga emigrimi ne Itali me endrren e madhe per te krijuar nje bizines. Rastisi te ndaloja andej per te blere dicka dhe historia e saj me mbajti aty per me shume se nje ore. Qeshe impresionuar me kurajon e saj dhe deshiren qe ajo kishte per te realizuar shume endrra qe i kishin mbetur ne mes. Dikur kishte pasur ambicie per te vazhduar karrieren ne gazetari dhe kur i thashe qe punoja gazetare pashe si i shkelqyen syte – qe nga i cast nisi nje histori tjeter mes nesh e ndoshta qe nga i cast ajo nisi te bente plane se si ti kthehej pasionit te saj te vjeter, gazetarise.
Pak muaj me vone une dhe Arlinda ishim duke punuar ne te njejten zyre, dhe aty nisi sfida jone e re me plot projekte, ide, udhetime, kohe me femijet, madje edhe pushime e argetime… sigurisht kohe pa fund neper kafene – Arlinda gjithmone porosiste kakako…
Kemi udhetuar bashke ne cdo media ku une kam punuar. Mbyllej nje media shkonim bashke diku tjeter… deri sa nje dite, pas tete vjetesh u ndame ne drejtime te ndryshme. Mua fati me solli ne emigrim e Arlinda vazhdoi te perballej me sfidat e vendit te saj. Kush mund ta imagjononte nje fund si kete…
Sapo jam kthyer nga Shqiperia pasi kalova dy jave pushime atje dhe realisht nuk arrita te takoj shume miq… Nese do ta ktheja kohen pas sigurisht do te kisha dashur ta takoja, ndoshta do te kishte hera e fundit e takimit tone, ose ndoshta fundi nuk do te kishte ardhur kaq shpejt…
Ato pak miq qe takova me lane te kuptoj qe po ndesheshin me shume stress e ndoshta disa prej tyre po kalonin periudhe depresioni… Nje prej tyre me dergoi kete mesazh pak ore me pare “… Faleminderit qe gjete kohen te me takoje, isha zhytur ne nje moment erresire dhe takimi me ty me kujtoi se duhet te kujdesem per mendjen time… me rizgjoi motivin per ta pare jeten me pozitivitet dhe te shikoj per mundesi te reja”
Jeta eshte e mbushur plot dhimbje e sfida dhe ne fakt ky eshte nje realitet qe duhet ta pranojme, sepse eshte e vetmja menyre qe ne te rritemi e te mesojme se si te ecim perpara…. E vetmja menyre per te jetuar e per t’i dhene kuptim cdo dite qe vjen…
I shpreh ngushellime familjes dhe femijeve te saj.
Ky shkrim eshte si puna e atij humorit fierak, doni me per Belluine,,,,,…. ti e dashur Mirela je fundosur shume ne egon tende te. mbeshtjell me delir madheshtie sa dhe ne momente te tilla qe njeriu duhet te fokusohet tek ai tjetri ti akoma flet per veten …. zgjohu perpara se jeta te zgjoj jeta me donje rrebesh zhgenjimi dhe atehere do fillosh te kuposh peshen qe ke ne KETE BOTE DHE per me shume te NJOHESH VETEN…..
Aq mire ja paske qendisur moj SARA…..