Rikthimi i vizave, ambasadorja shqiptare në Holandë: nuk ka asnjë raport, shqetësimet i përkasin viteve të shkuara

25 Gusht 2017, 11:14Politika TEMA

Aida Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, shprehet se nuk ka asnjë raport apo shqetësim nga autoritetet holandeze për lëvizjen e shqiptarëve në zonën “Shengen”, apo mundësisë së rikthimit të regjimit të vizave.

“Shqetësimet i përkasin viteve të mëparshme për arsye të azilkërkuesve që kanë ardhur nga Shqipëria në kohën e krizës së refugjatëve në Europë. Shifrat ishin alarmante për një vend të vogël siç është Holanda, sepse nuk është si Gjermania apo Franca. Ne patëm një bashkëpunim intensiv me Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë të Holandës, ata kanë ardhur shpesh në Tiranë”, tha diplomatja.

Në një intervistë për “Panorama”, ambasadorja e sheh normale dhe pjesë të aktivitetit parlamentar interesimin e deputetëve holandezë për shkrimin e gazetës “De Telegraaf” dhe zhurmën e bërë në mediet shqiptare. Ajo sqaron se pas shkrimit në gazetë, deputetë të caktuar kanë kërkuar informacione nga institucionet e qeverisë nëse është e vërtetë ajo që shkruhet apo jo.

Ne kërkuam versionin zyrtar nga Ministria holandeze dhe ata na siguruan se nuk kanë marrë asnjë raport nga policia në lidhje me aktivitete të kriminelëve apo keqbërësve nga shqipfolësit.

Unë kontaktova dhe me Ministrinë e Jashtme holandeze, ku fola me koordinatoren për zgjerimin në BE, e cila më siguroi se raporte të tilla nuk ka, sepse nëse do të kishte ai duhej të kishte ardhur në linjë zyrtare, siç kanalizohen të gjitha komunikimet në shtetet demokratike”, thekson ambasadorja.

3 komente në “Rikthimi i vizave, ambasadorja shqiptare në Holandë: nuk ka asnjë raport, shqetësimet i përkasin viteve të shkuara”

  1. meçua says:

    Kujdes se “Ku kâ zë,s’është pa gjë”.

  2. fati says:

    Po pra, me qart se kaq nuk ka. Shume profesionale ambasadorja Sakiqi. Shikoni nga e ka biurimin bomba qe leshohet perseri ne te keq te shqiptareve, Jane fije qe lidhin nje gazetar shqiptar qe banon dhe punon si i tille ne Holande me nje banor te herepashershem te Holandes qe na eshte edhe kryetar i demokratikasve dhe byrazer me Salihin. Pse mos eshte hera e pare qe veprojne kunder interesit te shqiptareve? Kush perhapi lajmet qe Evropa pret shqiptare dhe kush i nxiti levizjet mekanalet e tyre te fshehta, vetem e vetem kunder qeverise Rama dhe reagimit kunder tij te qeverive europiane. Por nuk ia dolen dot! Deshtuan, sic do te deshtojne perhere. Kujdes njerez, se gjarprin po e mbani ende ne gji.

  3. M. Kujtimi says:

    A eshte Adia Sakiqi e afte te perfaqesoje Shqiperine prane Mbreterise se Hollandes?

    Cili dhe perse vendosi Ambasadore te Republikes se Shqierise ne Hollande nje njeri shume simpatik, por qe nuk ka asnje lidhje me sherbimin diplomatik shqiptar?!
    Ne qofte se shohim me vemendje dhe interesohemi sadopak per profilin e Adia Sakiqit, te bie ne sy sikleti i vete ambasadores apo Ministrise se Jashtme per prezantimin e ambasadores. Po ka shume gjasa qe ambasadorja te kete mbaruar fakultetin e filozofise dhe shkencave politike ne universitetin katolik te Leuven, por nuk ka punuar asnje dite ne administraten publike te Belgjikes (te Shqiperise JO e JO), megjithese nenvizohet se ka kryer dhe nje master me kete profil.
    Kur flitet per “interprete” ne Gjykaten Nderkombetare Penale per ish-Jugosllavine, lind pyetja e meposhtme: A ka qene ambasadorja e punesuar nga ky institucion, apo duke qene se kishte bere licensen si perkthyese e betuar ne gjuhen hollandeze ne Belgjike punonte aty ne kuadrin e asaj qe ne europe quhet “profesion liberal”, pra e thene ndryshe perkthyse private?
    Sa per perkthimet ne Komisionin Europian, Keshillin e Europes dhe BE-ne, po e konfirmojme pa u sorollatur qe ambasadorja ka punuar ne menyre private, pra ka qene dhe eshte bile ne listen e perkthyesve te njohur nga institucionet europiane dhe thirrej sa here qe kishte nevoje ose sugjerohej kundrejt te treteve kur ishte nevoja. Ne kete liste bejne pjese dhe shume shqiptare dhe shqiptare te talentuar qe jetojne dhe punojne ne Bruksel, pra ambasadorja nuk ben asnje perjashtim!
    Duke qene se nenvizohet dhe fakti qe ajo ka punuar si eksperte e komunikimit prane Misionit te Republikes se Shqiperise ne Bruksel (?!), ne qofte se ka ende ndonje gazetar qe do te beje sic duhet punen e tij, ju ftoj te pyesni se cili ka qene roli dhe misioni ne 2004-2008 prane ketij institucioni, titullaret e tij te kohes si Ambasadori Artur Kuko (Gjermani pas 15 vjetesh ne Belgjike), Ambasadorja Mimoza Halimi (shkarkuar pas mbarimit te misionit dhe nje pune te shkelqyer ne BE, sot punon prane minsitrise se jashtme), apo dhe Ambasadorin Ilir Tepelena (Rumani pas shume vitesh ne Paris dhe Bruksel). Ne qofte se dikush nga keta do te jete ashtu sic njihen, pra korrekte dhe te ndershem, do te surprizoheni.
    Sa per shoqerine civile belge, Ju lutem mos na beni per te qeshur. Ambasadorja ka punuar per nje organizate e cila merrej dhe merret ende me riatdhesimin e emgranteve ne vendet e origjines dhe aty ka pasur dhe ka gjithnje nje punonjes per komunitetin shqiptar. Pune e lavderueshme, por asnje lidhje me diplomacine. Nuk mund te shprehemi per funksionin si perfaqesuese e e G-Consultancy në Bruksel dhe urojme qe puna e saj ne kete institucion te kete frytedhenese per te dhe vendin. Pra, Ambasadorja atipike e Shqiperise ne Hollande eshte nje njeri i respektuar, por absolutisht jo ne vendin e saj. Po te shihni CV-te e ambasadorve te permendur pak me siper dhe ate te Zonjes Sakiqi (Zonja Sakiqi eshte e martur me nje zoteri belg dhe disponon dhe nenshtesine belge) eshte vertet per te ardhur keq se si mund te merret nje njeri qe ka pak ose aspakt kontakt me vendin e vet dhe per me teper nje alergji te pajustifikueshme per komunitetin te cilit i perket dhe behet ambasadore ne vend te rendesishem si Hollanda. A. Sakiqi nuk eshte ne gjendje te perfaqesoje dhe te mbroje interesat e shqiptareve ne Hollande. Nuk ka as bagazhin, as eksperiencen dhe as potencialin intelektual per kete pune. ka vetem nje gje qe jo gjithkujt i ka rene llotaria ta kete: Miqesine me Kryeministrin (nepermjet familjes se saj) dhe ate me ministrin! Zoti Rama, qe ketu fillon ajo leshtesia per te cilen folet para dy ditesh! Qe ketu fillojne ato ferrat dhe parazitet qe folet para dy ditesh, lere pastaj cfare behet me shoferet, sekretaret, konsujt…
    Nese do t’ju duhen emra dhe personalitete shqiptaresh ne Bruksel, Hollande e Luksemburg pyesni me mire Suela Janinen, ne qofte se ju duhen perkthyes keni gjetur njeriun e duhur dhe ate e keni vendosur ambasadore ne Hollande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje