Fatmir Mediu: Rama futi në tepsi dhe diplomatët, do të kthehen në sekserë të interesave të tij

25 Gusht 2017, 11:57Politika TEMA

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, në një status në Facebook, shkruan se me takimin e djeshëm me ambasadorët Rama tregoi se do që trupi diplomatik t’i shërbejë interesave të tij ekonomike.

Mediu shton se ambasadorët nuk e kanë të kushtëzuar karrierën e tyre me pëlqimin ose jo të Kryeministrit. Ai thotë se mungesa e investimeve vjen nga korrupsioni dhe mungesa e vizionit qeveritar.

Reagimi i Mediut:

Duke iu drejtuar ambasadorëve me një gjuhë të papranueshme, Rama kërkon ta zhvendosë përgjegjësinë drejt ambasadorëve për mungesën e investimeve të huaja në Shqipëri.

Së pari Trupi diplomatik, Forcat e Armatosura apo Policia – me ligj – karrierën e tyre nuk duhet dhe nuk mund ta vendosin në pëlqimin politik të kryeministrit apo ministrit, por kritereve që përcakton ligji, përndryshe ata nuk mund të jenë ambasadorë, policë dhe ushtarakë të shtetit, por të Partisë Socialiste dhe Ramës, siç ai po këmbëngul vazhdimisht.

Së dyti, mungesa e investitorëve në Shqipëri, vjen qartësisht për shkak të korrupsionit, një strukture qeveritare pa projekte dhe vizion për zhvillimin ekonomik të vendit, pasigurisë për jetën, pasigurisë juridike për zbatimin e kontratave apo detyrimeve, pasigurisë për pronën dhe padyshim, taksat e larta dhe kompleksiteti i tyre.

Së treti, Rama vet s’ka mundur të marrë asnjë mbështetje thelbësore finaciare, qoftë edhe nga procesi i Berlinit, sepse Rama nuk shkon për të prezantuar, por vehten e tij, duke u përpjekur të bëjë lajm jo me projekte të zhvillimit të vendit, por me sjelljen dhe veshjen, që s’kanë asgjë të përbashkët me Kryeministrin apo shtetarin.

Së katërti, për investitorët e huaj, Rama i ka “ambasadorët e tepsisë”’,  janë ata me të cilët blen zgjedhjet dhe bën tenderat dhe konçesionet”.

3 komente në “Fatmir Mediu: Rama futi në tepsi dhe diplomatët, do të kthehen në sekserë të interesave të tij”

  1. Koba says:

    Kur flet dhe ky Legeni per sekserllek..Gjithe jeten ka qene sekser i Zenit te Berishes.

  2. ILIRET says:

    O Fatmir! Mire qe prisni Ramen t’ju jap detyra se perndryshe opozita dhe mediat mbetem pa pune.
    Vetem me fjalen lesh, Rama i shtyn nja dy jave, sa te merren me kete fjale opozita dhe mediat. Pastaj i fut nje abstraksion tjeter dhe i nis mediat dhe opoziten ne drejtim tjeter te paditur.
    Me problemet qe ka vendi nuk i vete mendja askujt te merret.

  3. Monika kryekatrori says:

    Ik mor te shkerdhefsha motern…or vrases ne mase o gerdec..ptu gazeta qelbesira qe nxirrni kete qelbesire e kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje