“Shtëpia e Gjethes” ishte baza e Sigurimit të Shtetit për të kryer operacionet e përgjimit në Tiranë. Kjo shtëpi sekret me një emër me tingëllim poetik fshihte brenda shumë vuajtje e tortura të kryera gjatë diktaturës.
FOTO 1.Baza e përgjimeve të Sigurimit të Shtetit
Për vite të tëra „Shtëpia e Gjethes“ ka qenë e mbuluar me mister. Epiqendra e operacioneve të përgjimit të Sigurimit të Shtetit në diktaturë ka qenë maternitet në vitin 1931. Nga maternitet ajo u kthye në qendër të Gestapos në kohën e luftës, e nga vitet 50-të në shërbim të Sigurimit. Sot ajo është e hapur si muze.
FOTO 2.Hyrja në Shtëpinë e Gjethes
Pas rënies së komunizmit nga viti 1991 e deri ne vitin 2003 “Shtëpia e Gjethes” është përdorur për zyra nga administrata e SHISH, Shërbimit Informativ Shqiptar. Pas vitit 2003 ajo mbeti e braktisur deri në vendimin e vitit 2014 të qeverisë shqiptare për ta kthyer në muze. Sot kjo shtëpi tërheq shumë vizitorë vendas e të huaj.
FOTO 3.Dhoma e hetuesisë
„Shtëpia e Gjethes“ u përdor vitet e para të pasluftës edhe si vend ku kryheshin tortura. Kjo është një dhomë tipike hetuesie e kohës së komunizmit, në të cilën kryheshin tortura nga më të ndryshmet. Në mur madje janë skicuar edhe llojet e torturave të përdorura nga hetuesit.
FOTO 4.Vështrim në të shkuarën
Sipas Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit ekzistojnë 212.145 dosje, 250.000 kartela individuale, 15.000 dosje hetimore gjyqësore, 21.000 dosje të gjyqeve politike, 16.000 regjistra nga peridha 29 Nëntor 1944- 2 Korrik 1991. Kjo masë përbën 32 milionë faqe të hartuara nga Sigurimi i Shtetit. Nuk dihet saktë sa dosje janë asgjësuar.
FOTO 5.Laboratori
Laboratori i qendrës operative që shërbente për fotografitë. Nga “Shtëpia e Gjethes” përgjoheshin ambasadat, trupat diplomatike të huaja, shtetasit e huaj, aty hapej edhe korrespondenca me jashtë. Afria e „Shtëpisë së Gjethes“ me Postën Shqiptare ishte një tjetër avantazh për përgjimet e organizuara nga Sigurimi i Shtetit. Korrespondenca kontrollohej drejt e në postë.
FOTO 6.Citat
Ky citat udhëzues i kreut të diktaturës shqiptare, i Enver Hoxha gjendet në “Shtëpinë e Gjethes”.
FOTO 7.Salla e teknikës operative
Në regjimin komunist jeta private ka qenë tërësisht e pambrojtur. Përgjimi prekte si shtresat e ashtuquajtura të „deklasuara“, por edhe njerëzit që shiheshin si potencialisht të rrezikshëm. Salla operative përmbante mjetet moderne e më të shtrenjta për kohën të importuara nga jashtë.
FOTO 8.Makinë shkrimi e përdorur nga Sigurimi
„Shtëpia e Gjethes“ ruan pajisje origjinale të përdorura në kohën e diktaturës nga Sigurimi i Shtetit shqiptar për përgjimet. Mjaft pajisje “përmirësoheshin” nga vetë inxhinierët shqiptarë, duke arritur të përgjonin deri 40 telefonata njëherësh, nga 10 telefonata, për të cilat ishin konstruktuar.
FOTO 9.Çimka
Në „Shtëpinë e Gjethes“ gjen të ekspozuar edhe një nga pajisjet më të rëndësishme për përgjimin, Dhënësi A1, e njohur ndryshe edhe si „Çimka“. Kjo pajisje konsiderohet simbol i përgjimeve të regjimit komunist, pasi ishte prodhuar nga vetë inxhinierët e teknikët e Sigurimit në laboratorin e Ministrisë së Brendshme.
FOTO 10.Dialog mes hetuesit e viktimës
Sipas Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Sigurimit numri i bashkëpunëtorëve të Sigurimit arriti 120.000 vetë. Çdo punonjës sigurimi kishte deri në 15 informatorë. Në muzeun e ri të “Shtëpisë së Gjethes” janë paraqitur edhe dosje origjinale të bashkëpunëtorit të Sigurimit dhe viktimës së ndjekur prej tij.
ka pergjuar mbi bazen e ligjeve te kohes, e sa per pergjimin e agjenteve grek e serb, shume mire kane bere dhe per fat te keq u bene 30 vjet demokraci dhe nuk u kap nje spiun serb e grek (medemek tani na duan serbo-greket) ndaj dhe u dha deti, rruga drejt BE eshte marre peng, krizat dhe anarkite e tensionet pa shkak (cadra, protesta ndaj parkut tek liqeni(!) etj jane bere si pikat e shiut) Sigurimi ka bere punen dhe per krimet duhet denoncuar, per mbrojtjen nga agjenturat greke e serbe duhet pergezuar (se tjeter CIA dhe perendimi qe nuk donin rregjimin por nuk ishin kunder shqiperise si shtet dhe tjeter UDB e Asfalia greke qe nuk e kishin hallin tek komunizmi por tek rremuja ne kete vend).
Sigurimi Shqiptar – KRENARIA HISTORIKE e shqiptareve!
(shume mire bejne qe ruajne dhe bejne nje muze per Sigurimin. Natyrisht qe vleresimet e sotme jane krejt qesharake dhe idioteske dhe nuk kane te bejne me te verteten dhe rendesine historike te fakteve dhe ngjarjeve. Por ne nje kohe shume te afert historike ky muze do te kete te shkruara ne mur te tjera vleresime, nga njerez serioze dhe profesionaliste e jo nga gaztore te castit ? )
Amerikanet atehere bashkepunonin me serbin dhe grekun, ti na derdellis se “e deshen te pandare Shqiperine”! Miku i armikut tim eshte armiku im!!! A te kripsha trute mor koqe kanari ? Thuaj shyqyr qe ndryshuan raportet gjeopolitike ne bote dhe amerikanet dolen ne anen tone kunder serbit dhe grekut, se do ta shihje mire ate “pandarshmerine e Shqiperise” ti o karabush ?
Muze !! Sikur s’e dine njerezit se c’ishte ajo shtepi, te pakten Tiranasit
Emrat e administrates,punonjesit pergjegjes or zoteri,jo muret e institucionit
C’a dije ti o cope muti aman!? ?
Zoterinj, me thoni nje vend te botes ku nuk ka patur dhe
nuk ka ” Shtepi me Gjethe” ?! Vetem ne ishujt Papuas
nuk besoj te kete “Shtepi me Gjethe” ,megjithese edhe
atje nuk i dihet ?!
Me qe modeli i socializmit deshtoi si sitem ,atehere mileti
s’ben gje tjeter vecse ,sic thoshte nje malesor,miku im:
” Shto uje e shto miell” ………!!