Pamuk: Turqia nuk është vetëm partia e Erdogan

25 Gusht 2017, 07:04Rajoni TEMA

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel në letërsi, ka dhënë së fundi një intervistë për CNN.

Pak kohë pas përkthimit në anglisht të romanit të tij më të fundit, “Vajza flokëkuqe,” Pamuk ka folur për autoritarianizmin modern, që po gjen vend gjithmonë e më tepër në Turqinë e sotme.

“Ka gjithmonë ide, që legjitimojnë autoritarianizmin në pjesën time të botës,” tha Pamuk, “si përshembull: na duhet një shtet i fortë, apo një qeveri e fortë.”

Nobelisti u shpreh gjithashtu se, ndonëse ngritja e shtresës së mesme të popullsisë nuk vërehet vetëm në Turqi, por edhe në Indi dhe Kinë, kjo ka bërë që të shtohen edhe elementet autoritare në këto shtete të lindjes.

“Pas dështimit të grushtit të shtetit një vit më parë… Partia e Erdogan-it sa vjen edhe bëhet më autoritare. Por, megjithatë, unë jam optimist.
Pamuk shtoi se, pavarësisht kësaj, pala opozitare duhet të përpiqet më tepër dhe duhet të jetë sa më e fortë përballë autoritetit të Erdogan.

Ai tha se ndihej i shqetësuar nga humbja e vlerave liberale jo vetëm në Turqi, por edhe në vende të tjera të botës, si Britania e Madhe dhe SHBA.

“Pasuria e Turqisë,” tha Pamuk, “ vjen nga bashkëjetesa harmonike midis kulturës së saj aziatiko-islamike dhe aspirate e saj për të qenë pjesë e Europës.”

Pamuk u shpreh se, ndonëse Erdogan zotëron një mbështetje të madhe nga popullsia turke, kjo nuk duhet konsideruar si absolute.

“Turqia nuk është partia e Erdogan-it,” tha ai, “ekziston një 49% i popullsisë, që i ka thënë dhe vazhdon t’i thotë ‘jo,’ atij.” /Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto

 

1 komente në “Pamuk: Turqia nuk është vetëm partia e Erdogan”

  1. alb.genocide-turkey 1385-1912 and continue... says:

    Pamuk:”……….muslimonet shqipfoles ne shqiperi,evrope a me gjere perfaqsojne vazhdimin e idetitetit turk neper bote…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje