Sulmi kamikaz në një xhami shiite në kryeqytetin afgan, Kabul, gjatë namazit të mbrëmjes së të premtës, ka thelluar numrin e viktimave.
28 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist , duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë. Dy kamikzë shpërthyen në xhami ndërsa dy të tjerë u vranë nga forcat afgane,shkruan BBC. ISIS ka mbajtur përgjegjësinë e sulmit në xhaminë myslymane shitte.
Sulmi zgjati disa orë dhe filloi pasdite kur 2 nga 4 kamikazët shpërthyen në portën e Xhamisë Imam Zaman ndërsa besimtarët po faleshin, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Najib Danez.
Më pas 2 kamikazët e tjerë sulmuan xhaminë dhe qëlluan mbi forcat e sigurisë. Autoritetet vranë personat e armatosur pas një luftimi prej katër orësh.
pune korrakesh,varu kkkkkkkk…………….