VIDEO/ Tentuan të vjedhin bankomatin në Sarandë, pranga dy shtetasve bullgarë

27 Gusht 2017, 11:27Kronika TEMA

Policia e Sarandës ka arrestohen në flagrancë dy shtetas bullgarë,  pasi tentuan të vjedhin bankomatin, e një banke të nivelit të dytë në këtë qytet.

Më datë 27.08.2017, rreth ores 06:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga qëndra e kontrollit të Bankomateve të një banke të nivelit të dytë se në lagjen ”Nr. 4 ”, në afërsi të portit Sarandë tek një nga bankomatet e bankës ndodhen dy shtetas me disa sende (vegla pune) në dorë të cilët po tentojnë.të vjedhin bankomatin.

Policia pas këtij sinjalizimi ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë reagimit në kohë ka bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasëve që po tentonin me një trapan dhe disa vegla të ndërhynin tek bankomati për të vjedhur vlerat monetare.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Z., 28 vjeç, banues në Sofje, Bullgari,

D., 46 vjeç, banues në Sofje, Bullgari.

Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penle ”Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

1 komente në “VIDEO/ Tentuan të vjedhin bankomatin në Sarandë, pranga dy shtetasve bullgarë”

  1. PE says:

    Keta jane qytetare Europiane,,,,,, si ka mundesi???? Se vetem ne te shkreteve na kane nxjerre syte gjithandej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje