Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë te zona e Shkëmbit të Kavajës në orët e pasdites së sotme.
Sipas informacioneve paraprake, ka marrë zjarr kodra e Arapajt, ku flakët kanë avancuar nga zona përballë hotel “Bleartit” deri te “Kodra e Kuajve”.
Aktualisht në vendngjarje kanë mbërritur 4 makina zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve, por ndërhyrja është e vështirë për shkak se terreni është kodrinor dhe i vështirë.