DENONCIMI/ Tentohet të eliminohet me helm në verë at Nikolla Marku, akuzon kishën greke: Ja skenari makabër

26 Gusht 2017, 13:04Kronika TEMA

Tentativë për të helmuar at Nikolla Markun në Elbasan. Lajmi i bujshëm konfirmohet nga vetë at Nikolla i cili u shpreh se “perëndia e shpëtoi për mrekulli dhe se tani ndodhet nën kujdesin e saj”.

Prifti i kishës Shën Maria në këtë qytet tregon se kjo është dorë e kishës greke që, sipas tij, ka kohë që kërkon ta eleminojë për shkak të kundërshtive, veçanërisht me Kryepeshkopin Janullatus.

At Nikolla shprehet se ka zbuluar edhe personin që ka kërkuar ta helmojë duke i hedhur helm në verë. Por ajo që e ka lënë të shokuar priftin është fakti se personi në fjalë është pagëzuar në këtë kishë dhe ka qëndruar pranë at Nikollës për vite me radhë.

Më herët at Nikolla Marku ka rrëfyer në një intervistë për gazetën “TemA” një sërë atentatesh të bëra ndaj tij pas të cilave siç thotë fshihen  agjentë të asfalisë greke. Marku pohon  se disponon edhe pamje filmike lidhur me këtë. (lexo këtu)

Ja rrëfimi i plotë i At Nikolla Markut:

“Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur. Kemi fakte historike, kam lexuar e dëgjuar për bëmat e kishës greke por, se do të isha edhe unë protagonist këtë, se kisha imagjinuar.

Kam menduar se kohët kanë ndryshuar, pavarësisht divergjencave tona, puna nuk do të arrinte deri këtu. Por ja që është një fakt rrëqethës. Unë zbulova skenarin se si do të më eliminonin. Dhe ky eliminim ishte përgatitur me kohë, dalëngadalë për të pasur një fund të sigurt.

Një skenar makabër i përgatitur nga qarqet të errëta të kishës dhe shovinistëve grekë. Mortati ishte brenda në kishë, fare pranë meje.

Në momentin final personi në fjalë duket se nuk do ta bante më mëkatin ndaj më tregoi gjithçka. Ai më tha se ishte instruktuar që të vidhnin dhe kopjonin çelësat e kishës, të hynin brenda saj, të hidhnin helm në verë. Madje ishin interesuar edhe për peshën time trupore që gjithçka të ishte e sigurt. Kur më tregoi, i thashë personit në fjalë: A do ti deklarosh këto gjëra para shokëve të tjerë?

Që nga ajo kohë u zhduk. Të gjitha këto ia kam deklaruar organeve kompetente. Unë vuaj nga parkinsoni dhe sëmundja natyrisht që është e rëndë.

Një nga shkaqet e sëmundjes është edhe stresi që kam hequr gjatë këtyre viteve në luftë i vetëm me kishën greke.

Dhe ata po nxitojnë të më eleminojnë duke e justifikuar si një aksident të sëmundjes sime. Madje kanë përgatitur edhe pasardhësin.

Por janë të humbur. Perëndia më ka ndriçuar rrugën dhe kam zbuluar gjithçka. I zbulova dhe po i demaskoj para gjithë shqiptarëve, para gjithë botës.

Kurrë nuk kanë për të na e marrë kishën tonë të themeluar nga Kryepeshkopi Visarion Xhuvani. At Nikolla rron dhe do të rrojë deri sa përpjekja për të pasur kishën tonë të jetë një realitet. Hiqni dorë nga skenaret e zeza se do iu mallkojë historia!”, tha at Nikolla në një prononcim për infoelbasani.al

Kisha Shën Maria në Elbasan njihet për oponencën e saj me kishën ortodokse autoqefale shqiptare.

At Nikolla Marku ka kërkuar që kisha autoqefale kombëtare shqiptare të drejtohet nga një Kryepeshkop me gjak shqiptar.

10 komente në “DENONCIMI/ Tentohet të eliminohet me helm në verë at Nikolla Marku, akuzon kishën greke: Ja skenari makabër”

  1. Meta ik says:

    Kot po flet, po mbush gazeten me shpifje. Shqiptareve nuk ju besohet.

    1. Vangjeli Permet says:

      te haje mutin Janullatusi o at Nikolla

  2. bariu says:

    Or prift, po ta paten vu synin grekt me t´hekun çafet sé ke t´gjat. boni testamentet shpejt e shpejt se s´ka po i dihet neser.

  3. ti je muslimon,mos komento per KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

    perralle per llumin sunitokomentues…………………..allah uakbar!
    pritet Ziko pederi dhe gjithe zhulsokomentuesit turkoshake me carcafe arabe apo ”pista” skenaresh helmues…………..varuni kkkkkkkkkkkk!

  4. Quo Vadis! says:

    Ooo! Give me a break!
    Prape nxorret kete. Sikur kishte rene ne qetesi.
    Apo e nxorret tani qe te hiqni vemendjen e njerezve nga deklaratat qesharake te imameve myslymane per virgjeresha me gjij te medhenj.
    Eshte shume e cuditshme. Sa here kryhen veprime dhe jepen deklarata qesharake, idiotike nga hoxhallare, ju per kompensim do nxirrni kete qe te hedhe balte mbi Kishen Ortodokse.
    Vazhdoni, kot e keni, ne fund do triumfoje e mira.
    Edhe nje gje, i thonin Nikolles qe kur te sajoje shpifjen e radhes, mos ta beje ne menyre kaq qesharake.
    Apo i kane mbaruar fantazite tani, e s’ka me c’te thote.

    1. Kuq e zi says:

      I nderuar quo vadis
      Kush eshte e mira qe do triumfoje kolonel janulla apo fan noli?
      I pari e ka dhi te dytin dhe i dyti jemi ne
      Te kesh parasysh qe kishat ortodokse jane kisha etnike dhe cdo etni e ka shpallur me lufte pamvarsine e kishes se vet kunder kishave me te fuqishme
      Ne do jemi te roberuar gjersa kisha jone te shpalle shejtor nolin,negovanin me shoke , te tjera fjale jane fukarallek

      1. Quo Vadis! says:

        I dashur Kuq e zi,
        Mund t’i pergjigjem pyetjeve tuaja me detaje.
        Por, sic e thoni edhe ju, fjalet e shumta jane fukarallek. Dhe Perendise nuk i pelqejne fjalet e shumta.
        Do triumfoje e mira.

  5. Shqiptari nga Kosova says:

    Eshte plotesisht e vertete cfar thot At Nikolla Marku. Kisha Greke kurre nuk ka pranu autoqefaline e kishes shqiptare. Per kete flasin faktet historike.At Nikolle Marku eshte parasegjithash patriot e pastaj edhe besimtar. Sa per njeri te zotit , kisha greke nuk e lufton kete patriot por per patriotizmin e tij..!
    Ruaju Nikolle Marku, ata jane djaj dhe shume te stervitur per gjera te tilla. Mos i beso askujt qe te afrohet si mik. Pikerisht ata ta bejne gjemen..!

  6. Poli says:

    E dhjeve fare o atë, se çfarë rreziku paraqet ti, me nje kishë te vetme, per kishën greke nje zot e di .Megjithate po e marrim per te vërtetë ,nis denoncimin tend ne prokurori dhe të merren organet hetuese

  7. fredi says:

    AT NIKOLL MARKU esht nje prift atdhetar dhe patriot , shteti duhet te vihe ne levizje per kte problem madhor , ASFALIA greke esht kembekryq ne kte vend nga viti 92 kur u ndrrua sistemi , shtei SHQIPTAR duhet ta ruaj dhe ta mbroj AT NIKOLL MARKUN si i vetmi prift atdhedashes dhe duhet ta shporri sa me par oficerin e asfalis greke janullatosin nga kryesia e kishes ortodokse SHQIPTARE , a ka shtet ne kte vend apo jo , a ju ka mbetur ndopak dashuri per vendin politikanve tan , apo jan kthyer thjesht ne matrapaz pa atdhe , turp qe e lini vetem priftin atdhetar te kishes seELBASANIT , respekte AT NIKOLL MARKU zoti te ruajt per te miren e kishes SHQIPTARE , un jam ateist por nese ka jerez qe besojn , kta duhet te udhehiqen nga njerez atdhetar te besimeve te ndryshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje