Një drejtues kamioni përfundoi në pranga pasi i dha ryshfet pesë mijë lekë të vjetra një polici rrugor për të shmangur masën administrative.
55 vjeçari me iniciale H.P, banues në Tiranë, po udhëtonte në aksin rrugor Skuraj – Fushë Milot kur u ndaluar duke qarkulluar me mjetin e tij kampion me shpejtësi tej normave të lejuara.
“Ky shtetas i ka ofruar 500 lekë punonjësit të policisë rrugore , për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip kamion me shpejtësi tej normave të lejuara”, sqaron policia.
Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
Rruges nacijonale … ne afersi te Lacit (Shkoder-Durres) kishte kolone por ne ecje e siper 50-60km/ore… Fillon parakalimin nje makine (djale i ri shoferi) edhe pse kishte kolone….edhe pse makinat i vini perballe vazhdonte parakalimin … nejse….i afrohemi F. Krujes … nje patrulle Policie e kishte ndaluar…. .mbas pak minutash po te njejten gjee….parakalonte … dhe me è forta kur merr majtas…. kthen ne drtejtim te Durresit….. eshte NJE korsi (dmth nje sens ku ndodhesha dhe une)
parakalon dhe aty duke spostuar te gjithe makinat pasi ishim te te ndaluar ne kryqezim… edhe kur del ne rrugen kryesore po e njejta gje nuk n’dalon por n’dalojne makinat e korsise majte… parakalonte si i ¢mendur…. duke bere qe makinat e dy korsive te spostoheshin…
mbas pak km u fut djathtas te nje rrugice fshati. Kuptojeni vete analizen qe bera
ndermjet nje venaliu… ku polici e le te ike.. pasi u njihnin… dhe shoferit kamjonit jo venali.
Kjo eshte nje pjese e Policise Shtetit dmth indivite injorante.