Policia ndjek penalisht gjithe fshatin ne Dibër

26 Gusht 2017, 10:18Kronika TEMA

Në një nga fshatrat e Dirës do të ndiqen penalisht të gjithë kryefamiljarët e tij, pasi kanë bllokuar punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.

Një zyrtar i Komisariatit të Policisë Dibër sqaron se bëhet fjalë për një protestë ku banorët janë përpjekur të pengojnë punimet për ndërtimin e hidrocentralit “Seta 4”.

Kështu që do të procedohen penalisht në gjendje të lirë 20 shtetas, të gjithë kryefamiljarë të fshatit Arras.

Bëhet me dije se ata kanë ndërmarrë veprime të paligjshme duke kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht drejtuesit dhe specialistët e subjektit privat, me pretendimin se ata nuk janë pyetur për ndërtimin e këtij objekti në territorin e fshatit malor.

Në këto rrethana, përfaqësuesit ligjorë të firmës kanë bërë kallëzim në Policinë e Dibrës dhe kanë kërkuar ndihmë për rikthimin e normalitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje