Serbia kërcënon Maqedoninë për Kosovën

28 Gusht 2017, 09:06Rajoni TEMA

Ministri i serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin ka thënë se puna për autoritetet e Maqedonisë është se si do ta drejtojnë vendin e vet, por duhet të dinë se për ne është me shumë rëndësi që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit.

“Maqedonia si çdo vend tjetër duhet ta dijë se për ne çështja e UNESCO-s dhe hyrja e Kosovës në Interpol është me rëndësi të madhe dhe se ne besojmë se Kosova nuk mund dhe bën të jetë pjesë e atyre organizatave”, ka thënë Vulin, shkruan B92.

Ai ka shtuar se të gjitha ato vende që e dinë këtë, kuptohet se “marrëdhëniet tona në masë të madhe do të bazohen në këtë”, transmeton lajmi.net.

Ai beson se autoritetet e Maqedonisë do ta ushtrojnë politikën e vendit të vet, e Serbia kurrë nuk kërkon nga dikush të vë pengesa që  të marr vendime të pavarur në vendin e vet, për shkak se  Serbia nuk lejon që të tjerë të vendosin në emrin e saj.

“Kështu duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e pushteti në Maqedoni, por ato duhet ta dinë se për ne është shumë me rëndësi që Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe e Interpolit”, ka thënë Vulin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje