VIDEO/ Moment i tmerrshëm, betonierja rrëzohet mbi makinën, zë 5 persona brenda

28 Gusht 2017, 16:53Lifestyle TEMA
VIDEO/ Moment i tmerrshëm, betonierja rrëzohet mbi makinën,

Ky është momenti tragjik kur një betoniere është përplasur me një makinë dhe më pas është rrëzuar mbi të duke zënë brenda 5 persona, pjestarë të një familje.

Nga aksidenti i tmerrshëm në Mindanao Avenue në Quezon City, Filipine, ka humbur jetën shoferi i makinës Ulysses Ramos ndërsa gruaja e tij  Marife së bashku me tre fëmijët e tyre dhe qenine tyre kanë arritur që të shpëtojnë.

35-vjeçari po udhëtonte me makinë Honda së bashku familjen e tij kur  një betoniere humbi kontrollin e frenave dhe u përplas me të duke iu rrëzuar sipër.

Njerëzit që ndodheshin në vendngjarje nxituan për t’i ndihmuar duke përdorur shufra metalike në përpjekje për të mbajtur kamionin derisa udhëtarët të liroheshin.

Qeni ishte i pari që arriti të dalë nga makina dhe më pas dolën Marife dhe tre fëmijët Eulariza, 12 vjeç, Eugene, 8 vjeç dhe Enrico, 4, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje