Nga Vlora ku po zhvillon takimin dy ditor me kabinetin e ri qeveritar, kryeministri Rama ka folur për zgjedhjet në qeveri dhe strukturën e re.
Pse u la jashtë Saimir Tahiri?
Kjo nuk është si puna e skuadrës kombëtare të futbollit, që qeveria është seleksion i atyre që do të hyjnë në fushë dhe të tjerët janë në stol. Kemi nevojë të kemi edhe partinë edhe grupin të fortë. Nëse një pjesë e kapaciteteve do të ishin ministra do të kishim probleme me grupin, qeveria ka nevojë për një grup të fortë në parlament.
Pse e shkritë Ministrinë e Integrimit?
Është si puna e një trupi, më shumë peshë dhe mbipeshë nuk është se bëhet më shumë lëvizje dhe më shumë aktivitet. Ne kemi të gjitha mundësitë për më shumë. Në këtë rast do të spostojmë të gjithë pjesën e problematikave të integrimit që kanë të bëjnë përgatitjen e negociatave te ministria e Jashtme. Është një praktikë që e kanë disa vende, Hungaria nuk ka pasur asnjëherë ministri Integrimi dhe është në BE. Kroatët e patën dhe e kaluan te e Jashtmja. Kur hapen negociatat vendoset një kryenegociator. Nuk është e nevojshme që të kesh një burokraci aq të madhe në vete, nuk është e domosdoshme, është një kalim te ministria e Jashtme. Tani duhet të kemi një ekip në nivelin e zv/ ministrave, pasi deri tani është bërë praktikë që të jenë indulgjenca, pozicion për të shprehur respekt, mirënjohje. Do të ketë një zv/ ministër që do të merret ekskluzivisht me integrimin.
Keni shkrirë ministrisë që ka drejtuar LSI, kjo për të hequr njerëzit nga puna?
Jo nuk ka lidhje, pasi e kemi bërë me financat dhe ekonominë. Ose Ministria e Bujqësisë është po ajo, me ndryshime të vogla, nuk e kemi pasur këtë tendencë.