Tjetër vendim nga Gjykata e Dubrovnikut për "Ballist" Morinën

29 Gusht 2017, 14:09Sport TEMA

Gjykata e Qarkut të Dubrovnikut në Kroaci ka riaprovuar vendimin e ekstradimit për Ismail Morinën, i kërkuar nga autoritetet serbe.

Gjykata ka rikonfirmuar ekstradimin e tij për në Serbi. Lajmi bëhet i ditur nga “Rtcg”, sipas të cilit, kjo gjykatë me urdhër të Gjykatës Supreme të Kroacisë ka rivendosur ekstradimin e shtetasit shqiptar në Beograd.

Një zëdhënës i Gjykatës së Qarkut në Dubronik Pero Miloglav tha se Morina ndodhet edhe në qelitë e paraburgimit të ekstradimit në Dubrovnik.

Avokati i tij ka deklaruar për “Tanjug”, se ka apeluar tashmë vendimin e ri në Gjykatën e Lartë kroate dhe po pret vendimin.

Gjykata e Lartë kroate anuloi vendimin e 10 gushtit të shkallës së parë të gjykatës në Dubrovnikut, e cila fillimisht miratoi ekstradimin Morinës në Serbi.

Vendimi u anulua për shkak të shkeljeve esenciale të Kodit të Procedurës Penale.

Serbia e kërkon Morinën për krime që provokojnë urrejtje për shkak të ngritjes së flamurit me dronë të hartës së Shqipërisë së Madhe.

Një hetim nga Prokuroria në Beograd është duke u zhvilluar.

Avokati i tij ka zhvilluar takime edhe me institucione evropiane për mbrojtje ligjore ndërkombëtare për të parandaluar ekstradimin në një vend të tretë. Vendimi për këtë kërkesë është ende në pritje. /ora news/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje