Dueli Berisha-Strakosha, dy portierët komentojnë rivalitetin mes tyre

28 Gusht 2017, 21:22Sport TEMA

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë më 2 dhe 5 shtator dy përballjet e radhës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

Trajneri Panucci do të ketë një dilemë të madhe, pasi ka një konkurrencë të madhe mes dy portierëve të nivelit të Lart në Seria A mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.

“Ky është grumbullimi i parë me kombëtaren pas një viti a më shumë. Ndihem i gëzuar, sepse më mungonte kombëtarja. Mezi pres t’i bashkohem grupit dhe të vihem nën urdhrat e trajnerit të ri. Shpresojmë të vazhdojmë rrugëtimin tonë dhe sukseset me ekipin kombëtar.

Konkurrenca me Strakoshën? Është diçka pozitive, për shkak se trajneri ka mundësi të zgjedhë, dhe jo vetëm për repartin më të tërhequr, por për të gjitha repartet e tjera. Është një plus që i shërben shumë kombëtares që të ketë sa më shumë konkurrencë. Edhe pse në fakt nuk doja ta quaja konkurrencë, pasi është një ndjenjë prestigji për mua dhe për të gjithë të tjerët që të luajmë me kombëtaren. Në fund të fundit është diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë, të japim maksimumin

Të them të drejtën kam një raport të shkëlqyer me Thomasin, e rivaliteti për kombëtaren është diçka dytësore. Kryesore është të arrijmë suksese me ekipin kombëtar, pak rëndësi ka kush luan”, deklaroi për portieri Etrit Berisha në një intervistë për Top Channel.

Thomas Strakosha konfirmon raportin e mirë mes tyre.

“Mendoj se jemi gjithmonë shokë. Edhe kështu do jemi gjithmonë. Jam krenar që jam këtu, tani që ndodhi rëndësi ka që të fitojmë ndeshjet”, është shprehur portieri i Lazios.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje