Cikalleshi: E respektoj vendimin e Panuccit

28 Gusht 2017, 18:59Sport TEMA

Kjo e hënë duhet të ishte një prej ditëve më të lumtura për Sokol Cikalleshin, kontratë e re me një klub të ri, Osmpanlispor,  për më tepër me parametra të rëndësishëm financiar, por u kthye në një ditë të trishtueshme për sulmuesin shqiptar, pasi trajneri Christian Panucci vendosi të mos e marrë për ndeshjet e radhës  për shkak se lojtari nuk u paraqit në kohë në grumbullim.

Vetë 27 vjecari në një intervistë telefonike për Sport Neës sqaroi opinionin public për  situatën e krijuar me trajnerin e ri duke shprehur dhe keqardhjen për këtë vendim të marrë ndaj tij.

“Ishte një keqkuptim sepse unë doja të isha me kombëtaren. Më vjen keq që ndodhi kështu por e respektoj vendimin që ka marrë trajneri Panucc”

Osmanlispor pagoi 2 milion euro për kartonin e Cikalleshit, me futbollistin që firmosi një kontratë 3 vjecare, nga e cila do të përfitojë në total 2.5 milion euro në sezon. Një zgjedhje e ardhur për shkak të dëshirës për të qenë protagonist në cdo moment, pavarësisht se te Basaksehir trajneri I kishte garantuar vazhdimësi.

Te skuadra e re dëshira e sulmuesit kavajas është të japë maksimumin për të rikthyer Osmanlispor në Europë dhe pse nuk I pëlqen të bëjë premtime për numër golash.

1 komente në “Cikalleshi: E respektoj vendimin e Panuccit”

  1. Antikorupsioni says:

    Po jo Cikalleshin òooooooo Panucci.
    Ai eshte zemra e Kombetares.
    Po si italian qe je paske ardhur me mision, ta shkatrosh kombetaren.
    Vai a fare in cullo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje