Siraj Naser largohet nga ekipi i Kukësit

28 Gusht 2017, 15:13Sport TEMA

Mesfushori Siraj Naser ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Kukësit.

Izraeliti ka rënë dakord bashkarisht me klubin për të mbyllur aventurën e tij me kampionët e Shqipërisë.

Lojtari largohet me një shtrëngim duarsh nga skuadra verilindore, pasi nuk arriti të përshtatej mirë me skuadrën, bazuar edhe nga të dhënat e trajnerit Mladen Milinkoviç.

26-vjeçari u afrua në skuadër para ndeshjeve të Champions League ku dha edhe kontributin e tij për pak minuta.

Ai po zhvillonte fazën përgatitore me skuadrën në Ohër, por tashmë aventura e tij me Kukësin është mbyllur.

Kukësi e falënderon për kontributin e tij me skuadrën verilindore dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën futbollistike.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje