Liverpooli ka dhuruar spektakël në “Anfield”, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat të thellë 4-0.
Roberto Firmino , Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Daniel Sturridge shënuan për fitoren mbresëlënëse të Liverpoolit, që ia shkaktoi Arsenalit humbjen e dytë me radhë.
Pas kësaj fitore, Liverpooli ka grumbulluar shtatë pikë dhe gjendet në vendin e dytë.
Ndërsa Arsenali renditet në pozitën e 16’të pas tre javeve me vetëm tri pikë të grumbulluara.