Tripletë e Dybala, përmbysje e madhe e Juventusit

26 Gusht 2017, 20:09Sport TEMA

Juventusi ka marre tre piket e rradhes ne kampionat duke fituar ne transferte kunder Genoas.

Bardhezinjte kane përmbysur rezultatin ndaj Genoas nga 2-0 për të fituar në fund me shifrat 2-4, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në javen e dytë në Serie A.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke detyruar Miralem Pjanicin të shënojë autogol pas vetëm 18 sekondave, ndersa epërsinë e dyfishoi Andrey Galabinov ne minuten e 7-te.

Por, më pas kampionet e Italise reaguan duke shënuar katër gola, tre prej tyre nga talenti argjentinas, Paulo Dybala ne minutat 14’, 45’ dhe 90’.

Kurse golin tjetër për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Juan Cuadrado ne minuten e 62-te.

Me kete fitore Juve ngjitet ne kuoten e 6-pikeve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje