Manchester City merr një fitore në sekondat e fundit ndaj ekipit të Bournemouthit. Skuadra e Pep Guardiolës i falet një goli të shënuar në minutën e 97-të nga Sterling për të vulosur shifrat 2-1 ndaj skuadrës së drejtuar nga Howe.
Vendasit befasuan skuadrën e Guardiolës që në minutën e 13-të, teksa Daniels me një të majtë të hidhur shënoi golin më të bukur të javës.
“Qytetarët” reagojnë duke gjetur menjëherë golin e barazimit, në minutën e 21-të me Gabriel Jesus, por vetëm kaq. Sterling barazoi në minutën e 97-të, pas një topi që u devijua edhe nga mbrojtësin e ekipit kundërshtarë.
City arriti fitoren e dytë në kampionat duke u ngjitur përkohësisht në krye me 7 pikë. Bournemouth ende s’ka grumbulluar asnjë pikë.