Shehi rikthehet në Beograd: E kam harruar atë mbrëmje, do luajmë shanset tona

25 Gusht 2017, 15:56Sport TEMA

Orges Shehi do të kthehet përsëri në Beograd.

Por këtë radhë, portieri kthehet si kapiten i Skënderbeut në Ligën e Europës, me bindjen se mund të marrë diçka edhe më pozitive.

“Gjithmonë ekipet janë të forta në short, jam i kënaqur nga ai i yni. Ne do të luajmë shanset tona me këdo që kemi përballë. Jam i bindur që nuk dalim pa pikë, por objektivat do ti shohim ndeshje pas ndeshje.

Ajo mbrëmje në Beograd ka qenë një ngjarje jo e këndshme. Por ajo ka kaluar tashmë, futbolli duhet të shërbejë për të bashkuar vendet dhe nuk është se shkojmë me atë kujtim të keq nga Beogradi”, U shpreh kapiteni Shehi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje