Nga Fatjon Baze, Shkup
Skenderbeu arriti te perserise historine duke u kualifikuar per here te dyte ne historine e saj ne fazen e grupeve te nje kompeticioni mjaft te rendesishem siç eshte “Europa League”.
Nje kualifikim mese i merituar per klubin bardhekuq, te cilet kane kaluar te gjitha fazat me paraqitje dinjitoze duke bere krenar mbare tifozat shqiptar.
Korçaret eleminuan ne fazen e “play offit” nje nga klubet me te medha te futbollit korat, siç eshte Dinamo e Zagrebit duke dominuar ne 120 minutat e zhvilluara perblle tyre dhe pse ekipi kroat ishte favoriti kryesor per tu kualifikuar.
Ekipi i Ilir Dajes u kualifikua fale barazimit 1-1 te marre ne ndeshjen e pare ku fati i denoi duke i hequr fitoren nga duart ne minuten e 94-te, ndersa ne takimin e dyte te zhvilluar ne “Elbasan Arena” ndeshja u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0 qe i dha te drejten ekipit bardhekuq te kaloje per ne fazen e grupeve.
Nje kualifikim i merituar ku u shperblye mese miri, puna e gjate e lodhshme dhe plot sakrifica qe eshte bere ne kete klub, e cila mbremjen e 24 gushtit mori ate qe i takon, suksesin e merituar.
Nje sukses qe u shijua ne maksimum edhe nga tifozat e Skenderbeut te cilet gjithashtu kane sakrifikuar ne maksimum duke ndjekur ekipin e tyre te zemres ne te gjitha takimit dhe ne fund u larguan me koken larte nga Elbasank duke marre dhe shijuar ate qe kane kerkuar, kualifikimin!
Por, ky sukses i Skenderbeut nuk u festua vetem ne Elbasan, Korçë apo Tirane.
Ky kualifikim ngriti ne peshe nje stadium tjeter qe gjithashtu ishte i tejmbushur plot “Philipi || Arena” per ndeshjen ku luante nje tjeter ekip shqiptar Shkendija e Tetoves-Milan.
Pothuajse i gjithe 10 minuteshi i fundit i ndeshjes Skederbeu-Dinamo e Zagrebit eshte ndjekur me ankth ku te gjithe prisnin fershellimen e fundit te gjyqtarit per te shijuar kualifikimin e korçareve.
Dhe menjehere sapo perfundoi takimi ne stadium shperthyen ovacionet, aq sa ne nje moment u duke sikur shenoi Shkendija, por gjithçka u qartesua brenda pak sekondave pasi ne “Philipi || Arena” degjoheshin thirrjet “Skenderbeu” “Skenderbeu”.
Ne videon e meposhtme eshte dhe momenti ku nje nga “Tifo-Grupet” me spektakolar “Ballistset e Tetoves” krijuan nje spektakel me thirrjet “Skenderbeu Kampion”.
Nje kualifikim qe i beri krenar te gjithe, nga Elbasani, Korça, Tirana, Shkupi dhde kudo ku ka shqiptar.
Suksese skuadres se Skenderbeut te Korces, locomotiva e Shqiperise, kete here ishte me e bukur se i kaluan te kater turnet, puna paguan, urime