Amir Rrahmani ka treguar se ndeshja e sotme kundër Skënderbeut ka qenë e veçantë por edhe shumë e vështirë, me një eliminim të Dinamos që ai nuk e ka parë si një surprizë duke llogaritur kualitete e skuadrës korçare.
“Paralajmërova skuadrën dhe shokët. Tani ata kanë përvojë dhe e dija se do të ishte shumë e vështirë. Nuk arritëm të shënoim gol, por ky është futbolli. Tani na duhet që të punojmë sa më shumë dhe të fokusohemi në kampionat. Do të na duhet pak kohë që të rikthemi siç kemi qenë”, tha Rrahmani për “SuperSport”.
“Në fillim e kam pasur të vështirë te Dinamo, por do t’ia dalim. Ishte e vështirë sot në Elbasan sepse i kisha të gjithë kundër”, tregoi ai emocionet e ndeshjes së sotme.