Ilir Daja shkroi emrin e tij në librin e artë të përfaqësimeve shqiptare në trajneri më i suksesshëm në Europë.
“”Dua që këtë sukses t’ua dedikoj futbollistëve të Skënderbeut. Falë eksperiencës që ata kanë në të tilla kompeticione, ata mundën të silleshin shumë mirë në fushë. Kemi punuar shumë në anën psikologjike.
Kjo pasi tifozët shqiptarë prisnin shumë prej nesh dhe ishte shumë e rëndësishme për ne që të ruanim qetësinë.
Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë u munduam t’i ulnim ritmin Dinamos.
Kemi bërë një rrugë të gjatë duke eliminuar disa skuadra të forta.
Për momentin nuk mund të flas për pushime, sepse kampionati fillon shpejt dhe të hënën ne do të nisim përgatitjet. Di vetëm se sot do të festojmë këtë kualifikim.
Këtë meritë dua t’ua kushtoj kolegëve të mi, sepse në Shqipëri, trajnerët punojnë në kushte të vështira. Në fakt te Skënderbeu kushtet janë shumë të mira. Ndaj edhe unë ua kushtoj kolegëve të mi këtë sukses.
Shpërblimi nga klubi? Premion time do t’ia jap Osmanit (qesh). Nëse ai mban fjalën dhe ia jep premion e tij tifozëve, unë do ia jap Osmanit premion time (qesh).
Kaluam tre ekipe të forta, duke filluar nga Kairati i Kazakistanit, Mllada Boleslav e Çekisë dhe Dinamo e Zagrebit. Tani duhet të fokusohemi në kampionat.
Statistikat ndërkombëtare të Ilir Dajës me Skënderbeun janë pozitive: 4 fitore në 8 ndeshje, 3 barazim dhe vetëm 1 humbje.