Skëndërbeu, ja strategjia e Dajës për të eliminuar Dinamon

24 Gusht 2017, 13:55Sport TEMA

Skënderbeu do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme me të njëjtët futbollistë, të cilët laujtën edhe një javë më parë në stadiumin “Maksimir”. Mbrojtësi Bajram Jashanica, që ishte në dyshim, konfirmohet se do të zbresë në fushë nga minuta e parë, duke sakrifikuar për ekipin.

Kjo do të thotë se skuadra mbetet e njëjtë në emra, por në krahasim me ndeshjen e parë, do të ndryshojë rreshtimi. Trajneri Daja ka zgjedhur të luajë me dy mesfushorë para mbrojtjes dhe jo vetëm me Osmanin, që do të ketë në krah Nimagën. Në lojën mbrojtëse, rreshtimi i korçarëve do të jetë 4-2-3-1, kurse në lojën sulmuese rreshtimi kalon në 4-3-3. Pra, Latifi dhe Gavazaj do të kenë role kyçe në këtë ndeshje. Trajneri Daja synon që me pasime të dendura dhe të sakta të tijtë ta mbajnë kundërshtarin sa më larg portës së Skënderbeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje