Ansi Agolli, një asist për historinë në Champions

24 Gusht 2017, 00:58Sport TEMA

Në kompeticionin më prestigjioz për klubet.

Fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Një ēndërr e madhe e shndërruar në realitet.

Ansi Agolli dhe Karabaku i tij ndodhem në qiellin e shtatē.

Kampioni i Azerbajxhanit humbi 2-1 në Kopenhagen, me mbrojtësin e majtë shqiptar që dha asistin e golit kualifikues, pasi ndeshja e parë në Baku kishte përfunduar 1-0 për azerët.

Nga katër ndeshjet e tjera, u kualifikuan Liverpuli, Apoeli, CSKA e Moskës dhe Sportingu i Lisbonës.

Rezultatet

Kopenhagë-Karabak 2-1 (0-1)
45′ Santander, 66′ Pavlovic / 63′ Ndlovu

Sllavia Pragë-APOEL 0-0 (0-2)

CSKA Moskë-Jang Bojz 2-0 (1-0)
45′ Shenikov, 65′ Xhagoev

Liverpul-Hofenhajm 4-2 (2-1)
10′, 21′ Xhan, 19′ Salah, 63′ Firmino / 28′ Uth, 79′ Vagner

FCSB-Sporting Lisbonë 1-5 (0-0)
20′ Maranao / 13′ Dumbia, 60′ Akunja, 63′ Martins, 75′ Dost, 88′ Batalja

1 komente në “Ansi Agolli, një asist për historinë në Champions”

  1. Tirana says:

    Bravo Agolli,e pashe ndeshjen dhe Ai ishte me i miri.Urime per me tej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje