Shkëndija e Tetovës po mbyll përgatitjet për ndeshjen e nesërme me Milan, por një lajm shumë i mirë ka ardhur për këtë klub shqiptar, që po bën histori në futboll. Ekipi U-19 i Shkëndijës, si kampion i Maqedonisë, do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League për të rinj, ose ndryshe UEFA Youth League.
Ndodh për herë të parë dhe është një arritje vërtet historike për Shkëndijën. Shkëndija fiton kështu të drejtën për të marrë pjesë në UEFA Youth League, tashmë ka ardhur edhe njoftimi zyrtar në federatën e Maqedonisë. Arritje e madhe për klubin tetovar.
Këtë të drejtë e ka fituar edhe Vllaznia, që pret tashmë vetëm njoftimin zyrtar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Dy klubet shqiptare prisnin përfundimin e disa ndeshjeve të “play- off” në Champions League, pasi UEFA vendos sipas koeficientëve për skuadrat që kualifikohen në grupet e Champions League.
Gjithçka shkoi si duhet për ndeshjet e Celltic dhe Olimpiacos, kështu që Vllaznia dhe Shkëndija janë në grupet e Championsit për të rinj.