23-vjeçari tregon se ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me skuadrën hungareze ndërsa thekson se është tejet i lumtur për kualifikimin e Skënderbeut.
“Kam shënuar ndeshjen e kaluar dhe goli im ishte deçiziv për këtë kualifikim. Nëse nuk do të ishte goli im do kishim shkuar 0-0 në extra-time.
Dhe pse nuk shënova sot jam shumë i lumtur që skuadra vazhdon në turet e Europa League. Është shumë e rëndësishme për mua që kam premtuar dhe e kam arritur këtë gjë
Që nga sot jam lojtar i Akademia Pushkash, ekip që luan në Hungari. Që nga sot jam lojtar i asaj skuadre. Kam nënshkruar kontratë 4-vjeçare me atë skuadër dhe gjithçka është e mbyllur”- tha Latifi.