Takaj: Në grupe tani dua ekipe të mëdha të Europës

24 Gusht 2017, 23:20Sport TEMA

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka deklaruar pas ndeshjes për “Panorama Sport” se do të donte ekipe të mëdha.

“Përfitimet? Janë realisht të mëdha dhe është një ndihmë e madhe për një klub që kërkon të jetë i fortë. Ne jemi në rrugën e duhur, sepse rruga jonë është Europa. Nuk ishte rastësi që jemi këtu, sepse më 31 mbaruam sezonin dhe menjëherë më pas nisëm përgatitjet.

Nuk ka më ekipe të dobëta dhe duhet t’i bësh hyzmetin deri në fund. Dëshira ime për shortin? Dua ekipe të forta që ta mbushim sa më shpesh “Elbasan Arenën”.

Akuzat për trukime? Nuk dua të merrem me këtë, thjesht dua të falënderoj gjithë tifozët që ishin të pranishëm. U emocionova shumë dhe mendoj se ishte një arritje e madhe që të eliminosh Dinamon e Zagrebit. Është një ndër më të mirat në Ballkan”.

1 komente në “Takaj: Në grupe tani dua ekipe të mëdha të Europës”

  1. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Idiot Nuk meritove te kualifikoheshe dhe kerkon skuadra te medha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje