Në kampin korçar nuk janë të kënaqur me shortin, jo se në grup është Partizan Beograd, por sepse dëshironin të paktën një ekip të madh në grup. E thotë këtë edhe trajneri Ilir Daja, i cili deklaron:
“E dinim që rivalët tanë do të ishin të fortë dhe dëshira ishte për të pasur ndonjë ekip me emër në grupin tonë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kualifikimi? Nuk jemi gati, por do të provojmë gjithçka. Për ndeshjet me Partizanin them thjesht se uroj të luhet futboll. Kemi kujtime të këqija nga Beogradi, nga ndeshja e kombëtares sonë. Kjo gjë bën që atmosfera të jetë pak delikate, por e përsëris, mendojmë vetëm të luajmë futboll dhe asgjë më shumë’, – theksoi trajneri i Skënderbeut, pasi mësoi shortin e grupeve. Skënderbeu ndodhet në grupin B.