Skëndërbeu, Takaj: Do synojmë kalimin e turit

25 Gusht 2017, 19:51Sport TEMA

Për herë të dytë e sheh skuadrën e tij të jetë në grupet e Europa League.

Edhe këtë herë në fakt shorti nuk është treguar shumë bujar me Skënderbeun, për t’i sjellë të paktën një ekip të madh, por presidenti Ardajn Takaj mundohet ta shohë gjithçka në sensin pozitiv, madje duke besuar edhe për kualifikimin.

“Prisnim ndonjë skuadre të madhe, por mendoj se shorti është i favorshëm. Synojmë kualfikimin, pasi janë ekipe të kalueshme, edhe pse e kemi arritur objektivin. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eleminuar. Do shkojmë të luajmë futboll kudo, edhe në Beograd, ku dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe”, – tha Takaj për “Supersport”.

Dy vjet më pare Skënderbeu kishte në grup Sportingun e Lisbonë, Lokomotivën e Moskës dhe Beshiktashin, tani ka një ekip serb, një ukrainas dhe një zviceran. Pra, asnjë ekip nga kampionatet e mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje