Shkëlqen Messi, Barcelona merr tre pikë ndaj Alaves

26 Gusht 2017, 20:15Sport TEMA

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga, pavarësisht mungesës së Luis Suarez.

Të besuarit e Ernesto Valverdes morën tri pikë falë magjisë së Leo Messit, që shënoi në minutën e 55’ dhe 66’ për rezultatin përfundimtar 2-0.

Ky rezultat mund të ishte më i thellë nëse pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk do ta kishte humbur penaltinë në pjesën e parë.

Në këtë ndeshje debutoi edhe blerja e re, Paulinho.

Me këto dy gola, Messi shkoi në kuotën e 351 golave në kampionat në vetëm 384 ndeshje, duke u bërë lojtari i dytë në top pesë ligat Evropiane që arrin një shifër të tillë me të njëjtin klub.

I pari është Gerd Müller me 365 finalizime në Ligë me Bayern Munich.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje