Inter merr tre pikë të arta, përmbys Romën në "Olimpico"

26 Gusht 2017, 22:58Sport TEMA

Interi e ka nisur furishëm sezonin e ri në Serie A duke iu dërguar sinjale rivalëve se ka nje skuadër për të luftuar për titull.

Të besuarit e Luciano Spallettit në javen e dytë në Serie A mposhtën Romën ne “Olimpico”.

Roma e nisi me mire ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit, Edin Dzeko, i cili realizoi në minutën e 15’të.

Por, Spalletti, që ka drejtuar Romën për afër dy vite, duket se i di shumë mirë pikët e dobëta të tyre pasi deri në fund skuadra e tije re arriti të shënojë tre gola.

Kapiteni dhe sulmuesi, Mauro Icardi, ishte ai që përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola , ndersa golin e qetësisë dhe të rezultat përfundimtar prej 3-1, e shënoi mesfushori i ri i transferuar nga Fiorentina, Matias Vecino në minutën e 87’të.

Lojtarët e Romës ishin të pafat në këtë ndeshje pasi tre herë ua mohoi golin shtylla.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Interi ka grumbulluar gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, duke shënuar gjashtë gola dhe pranuar vet֝ëm një.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje