Partizani i Beogradit është një ndër kundërshtarët e Skënderbeut në fazën e grupeve në Europa League për këtë sezon. Ekipi serb sot do të luajë derbin ndaj Cervana Zvezdës, por ky mund të jetë i fundit për bomberin Uros Djurdjevic.
Sulmuesi kryesor i ekipit serb pritet që të largohet gjatë këtyre ditëve në drejtim të skuadrës greke të Olympiacos. Ekipi që drejtohet nga Hasi është në kërkim të një sulmuesi, teksa dëshiron 23-vjeçarin.
“Kam shumë oferta nga skuadra të ndryshme, por nuk dëshiroj që ta zbuloj emrin e ekipit. Dua të rikthehem në Holandë, por jo në Seria A, sepse është një kampionat shumë i vështirë për futbollistët e rinj. Nuk e kam problem që të shkoj te Olympiacos”, ka thënë ai për mediat serbe.
Olympiacos pritet që të paguajë 3 milionë euro për shërbimet e sulmuesit serb.