Manchester United, 105 milionë euro për Bale

28 Gusht 2017, 15:07Sport TEMA

Në shtypin anglez është lajmi i ditës: Manchester United i ka prezantuar Realit të Madridit një ofertë zyrtare prej 105 milionë eurosh për Gareth Bale.

Sipas “Daily Star”, klubi anglez, duke parë se Asensio po paraqitet gjithmonë e më mirë me madrilenët, mendon se kjo gjë do e bëjë më të lehtë për Realin që të pranojë ofertën për yllin uellsian.

Për momentin, Zinedine Zidane këmbëngul se Bale është një futbollist që hyn në planet e tij, edhe pse tifozët e Realit e duan gjithmonë e më pak.

Gjithsesi, drejtuesit e United shpresojnë që të ulen në bisedime me Florentino Perez këto ditë dhe të bëjnë goditjen e madhe në merkato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje