Trajneri i kombetares shqiotare, Chrisitan Panucci, ka dale diten e sotme ne konferencen per shtyp per te folur per dy sfidat elemintare kunder Lihtenshtejnit dhe Maqedonise.
Tekniki italian e ka nisur menjehere me “dore te hekurt” aventuren e tij tek kuqezinjte, ku pas lenies jashte te Xhakes dhe Kaçes, ai ka perjashtuar edhe Sokol Cikalleshin.
“Përshëndetje, vendosa që të publikoja listën ditën e premte. Ishin 24 lojtarë, por do të jenë 23. Do ta shpjegoj pse. Ka tre lojtarë të rinj që kam grumbulluar se kam ndjekur këto mua u kam dhënë mundësinë që t’i ftoj në kombëtare e merituan. Janë 23 lojtarë sepse se mora sot një telefonatë nga Cikalleshi, ku më thoshte se nuk mund të vinte se kishte një skuadër ku duhej të firmoste kontratën. Unë e dëgjova dhe i thashë se nuk mund ti jepja leje që të mos vinte në Kombëtare.
Sepse kontratat mund të firmosen edhe me e-mail, ka një menaxher që mund të marrë avionin dhe të vijë në Tiranë për të firmosur, mund të bënte vizitat mjekësore se ka qendra edhe këtu. Duke mos marrë avionin sot në orën 8 e 30, duke mos ardhur në orar në grumbullim, ai do të rrijë në shtëpi. Këto janë rregulla që i bëj unë, praktikës time dhe të gjithë duhet ti respektojmë, e rëndësishme është që të gjithë të jenë mirë dhe të lumtur, nuk i lejoj askujt të bëjë siç do”
Gjithashtu, ai foli dhe per çeshtjen e Taulant Xhakes, per te cilin tha se ai gaboi por ka vendosur qe ta fale.
“Portat e ekipit kombëtar janë të hapur për këdo. Nëse i referoheni çështjes së Xhakës mund ta sqaroj. E dini që Xhaka gaboi, por më telefonoi avokati i tij dhe ai. Kjo çështje e konsideroj të mbyllur dhe i pranoj faljet prej tij.
Unë e vlerësova ndjesën që kërkoi për rastin konkret. Për momentin kjo është zgjedhje teknike. Gjithçka që bëj është në interes të kombëtares dhe jo në interesin personal. Jam i lumtur nëse fiton Shqipëria”, tha Panucci.
Kombetarja eshte detyre. Prandaj kam respekt per kombetaren e viteve ’90.
Vinin me parate e tyre, luanin ne kushte skandaloze dhe asnjehere nuk krijuan probleme.
Kush nxjerr justifikime nuk do te vije dhe Panucci ben mire qe nuk ia u var.
Një këshillë, MOS PËRDORNI GOOGLE TRANSLATE , pothuajse gjithë Shqipëria di Italisht, nuk gjetët dot dikë për një përkthim ???
Nje vendim qe do ta merrte çdo trajner prefesionist,e pershendes trajnerin Panuccci.
Nje thirrje per lojtaret titullar.
Trajneri eshte numeri 1 ne ekip,pas tij vijne te gjithe.
Duhet ta kuptoni se semundja e vjeter e lojtarve te ekipeve amatore dhe te dobeta,per te terhequr per hunde trajnerin,nuk funksionon .
Panucci nuk ka asnje objektiv per edicionin ne vazhdim,perveç vendosjes se disiplines ne ekipin qe kerkon te drejtoj,ai objektivin e ka pas mbarimit te ketij edicioni.
Mendoj se nje grup lojtaresh qe perbejne shumicen,nuk mund te vendosin per formacionin,e aq me teper ta bejne ate krahinor.
Lojtarve profesionist nuk ju falet thyerja e disiplines,do demtojne vetveten.Veprimet e disa lojtarve flasin ne heshtje per revolte te papranushme.
Albania ka dhe shume lojtare te tjere te talentuar,jepni kontributin tuaj maksimal ,ne sherbim te kombit.
“Tekniki ” i tyteti
Shume eshte fryre ky Pannuci qe pa filluar ende ndeshjet.
Flet me shume per disiplinen sesa per lojen , a thua se paraardhesi I tij xha Ganiu e kishte lene pas dore disiplinen dhe Panucci gjeti nje skuader pa disipline ??
Nese Cikalleshi ka patur nje problem qe lidhej me karrieren e tij , duhet te kishte nje tolerim sepse kjo do ishte ne te mire edhe per cikalleshin edhe per kombetaren qe tashme pas perjashtimit te tij ka ngelur e cale ne sulm. Po sikur te demtohet Sadiku me Lihtenshtenjin , cfare do te beje Panucci ne ndeshjen me Maqedonine , apo do luaje pa sulmues ???!!! Cikalleshi ka patur nje problem , nuk eshte se s’erdhi ne stervitje dhe e kaloi naten ne klub.Atehere po , mund te kishte te drejte trajneri. Te pakten cikalleshi ka nje skuader ku duhet te firmose kontraten , ka te tjere ne lojtaret e thirrur qe s’kane fare skuader. Tani eshte koha kur shume lojtare bejne perpjekje , bisedime dhe firmosin kontratat e sezonit , po cfare do te ndodhte nese 5-6 lojtare do te kishin te njejtin problem si cikalleshi , do ti perjashtonte te gjithe trajneri ???!!!
BRAVO PANUCI….NUK MUND TE BEJNE LOJTARET SIPAS DESHIRES. DUHET TE DISIPLINE TOTALE.