Sokol Cikalleshi është lojtari më i ri i skuadrës së Osmanlispor.
Sulmuesi kavajas është larguar nga ekipi i Basaksehirit, duke firmosur me një tjetër ekip turk ku do të luajë sezonin e ri.
Ky transferim ishte edhe arsyeja që sulmuesi kuqezi i kërkoi leje trajnerit të kombëtares Christian Panucci, që të mos jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen eleminatore të kampionatit botëror.
Por, tekniku kuqezi nuk e lejoi dhe për pasojë, ai nuk do të jetë për dy sfidat e radhës me Lihteshtejnin dhe Maqedoninë.
Cikalleshi sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Akhisar, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asist.