Borussia Dortmund “dobëson” kundërshtarin e Skëndërbeut, blen yllin e Dinamo Kievit

28 Gusht 2017, 16:27Sport TEMA

Klubi gjerman Borussia Dortmundi ka kompletuar transferimin e sulmuesit, Andrey Yarmolenko, nga ekipi ukrainas Dinamo e Kievit.

Ai do të zëvendësojë tek skuadra verdhezi Ousmane Dembelen, që u largua nga gjermanët për të kaluar në kampionatin spanjoll tek Barcelona.

27 vjeçari ka nënshkruar një kontratë me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2021.

Ky transferim është dhe një lajm i mirë për ekipin shqiptar të Skëndërbeut që do ta ketë kundërshtar Dinamon e Kievit në fazën e grupeve të “Europa League”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje