Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka zbuluar skuadrën e re të talentit francez Kylian Mbappe, i cili do të jetë ekipi i PSG-së.
Deschamps është shprehur se sulmuesi do të largohet nga kampionët e Francës, Monacos, por do të qëndrojë sërish në Ligue 1.
Ai po ashtu tha se nuk e di nëse ky është vendimi i duhur për francezin e talentuar.
“Mbappe është duke ndërruar skuadër, por është duke qëndruar në Ligue 1. E ardhmja do të tregojë nëse vendimi i tij ishte i duhuri”, tha Deschamps gjatë një takimi me gazetarë.
Lajmin se Mbappe do të kalojë tek PSG e konfirmoi edhe transferimi i Stevan Jovetic, i cili mori fanellën me numër 10, të cilën e kishte francezi.
Mbappe do të huazohet për një sezon tek PSG, me mundësi blerje në vitin 2018 për 180 milionë euro me bonuse.