Janë ditët e fundit të merkatos dhe Skënderbeut i duhet edhe ndonjë përforcim, pasi do të marrë pjesë në 3 kompeticione. Skuadra e Dajës do të luajë minimalisht 6 ndeshje më shumë se rivalët e saj në kampionat, ato të Europa League.
Pas prezantimit të Suad Sahitit, i cili luan në të dy krahët e mesfushës, është konfirmuar edhe mesfushori tjetër, Afrim Taku.
Madje, trajneri Ilir Daja tha se mesfushori që luajti në disa nga ndeshjet e para europiane e kishte kërkuar vetë rikthimin dhe këto ditë bashkohet me korçarët. Trajneri e dëshiron këtë lojtar, pasi Taku është plivalent dhe mund t’i zgjidhë situata në ndryshme.
Goditja e fundit e Skënderbeut në merkaton e verës pritet të jetë një sulmues. Gjithmonë presidenti Takaj ka dashur të afrojë sa më shumë sulmues, por këtë herë ai po tenton të bëjë lëvizjen e madhe.
Ka ditë që flitet për një sulmues klasi, për një bomber afrikan, por asnjë detaj tjetër nuk është zbuluar për mementin. Deri më 31 gusht Skënderbeu do të ketë në ekip edhe një tjetër sulmues, që do të jetë “qershia mbi tortë” e merkatos.