E rëndë, horror në Kosovë, babai mbyt foshnjën e porsalindur dhe e hedh në përrua

30 Gusht 2017, 14:02Rajoni TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në komunën e Vitisë në Kosovë, ku një 32-vjeçar ka shkuar deri në marrëzi sa ka vrarë foshnjën e tij.

Xhezmi Kosumi, nga fshati Malinë, i cili gjendet në Karadakun e Shkupit në Maqedoni, 32 vjeç, gjatë marrjes në pyetje nga policia nuk ka pranuar që fëmija i porsalindur të jetë i tij.

Burime policore pohojnë se fëmija ishte gjetur i pajetë në një përrua afër shtëpisë së Kosumit, ndërsa ai ka përfituar nga fakti se gruaja nuk ishte në shtëpi, ndërsa kjo e fundit ia kishte lënë atij për t’u kujdesur.

Dyshohet se ai e ka mbytur dhe më pas e ka hedhur foshnjën, e cila u gjet e pajetë e mbuluar me një batanije në përrua.

Ndërkaq, vëllai i Xhezmi Kosumit, Xhevat Kosumi ka thënë se gruaja e vëllait të tij, Zejnije Sylejmani “ka qenë me sëmundje mendore”. Sakaq, policia po heton lidhur me ngjarjen makabre.

1 komente në “E rëndë, horror në Kosovë, babai mbyt foshnjën e porsalindur dhe e hedh në përrua”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''shqiptarin'',ti je arab gjaxor,vendi yt eshte ne qeli...... says:

    gjera ”normale” per gjaxoret sunit……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje