Në prag të vitit të ri akademik, një prej simboleve të kryeqytetit sikurse është godina e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” po merr shkëlqimin që meriton.
Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës po punojnë për t’i dhënë hijeshinë që meriton një prej simboleve të dijes, ndërsa nëpërmjet metodave të reja të pastrimit, është mundësuar heqja e shkrimeve në të gjitha ambientet e jashtme.
Gjithashtu, po punohet dhe për sistemimin e ambienteve përreth, ndriçimin si dhe për shtimin e gjelbërimit duke i dhënë një tjetër pamje jo vetëm godinës, por edhe gjithë sheshit.
Cfare transformimi madheshtor. ju falenderojme per lajimin e madh qe na percollet
Eshte nje pisllik i madh ne ato shkalle, skandalizohen turistet e shkrete kur vijne, duhet te gjendet nje zgjidhje per pastrimin e tyre se nuk i iken njehere plehrat dhe era e urines,
Po plehun Petrika Marangozi kur do e nxjerr n pension Rektor viktima? Apo e ka korcarin e vete dhe Petrika i jep gjysmen e rroges. Ka dhe plehra te tjere qe duhen pastru nga ajo godine.
Po Petrika Marangozin kur do tena e qeroni se na griu?
Kam nostalgji per kete ndertese ku studjova per 4 vjet. Kujtoj me respekt preofesoret e mi te nderuar si Zydi Caslli, Perparim Decolli, Pellumb Karaulli, Jorgo Malita, Emil Lamani, Marenglen Gjonaj dhe shume te tjere, profesore te perkushtuar qe pregatiten nje plejade te tere specialistesh dhe inxhinjeresh te zote. Per fat te keq, ky Universitet eshte katandisur ne nje nevojtore dhe si ka mbetur me asgje nga cilesia e dikurshme. Mbase pastrami i fasades do te jete nje nisje e mire per ta kthyer kete institucion ne lavdine e dikurshme.