Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lihtenshtejnin, duke treguar përgatitjet për këtë sfidë të parë të tijën në drejtimin e kuqezinjve.
Tekniku italian u shpreh se ekipi eshte gati per sfiden e pare.
“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur. Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares”.
Ndersa sa i perket fazes sulmuese pas problemit te Sadikut dhe Cikalleshit, Panuçi u shpreh.
“Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës. Zgjedhjen do të shihni nesër. Unë jam mësuar tua them formacionin lojtarëve më parë”, tha Panuçi