Arrestohet Wayne Rooney, sulmuesi e djallos edhe këtë radhë

1 Shtator 2017, 12:06Sport TEMA

Telashe për sulmuesin e Everton, Wayne Rooney, i cili është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga policia, që ka konstatuar shkelje të rregullave nga ana e futbollistit të famshëm anglez.

Ai është i dyshuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Ish-ylli i Mancester United, tashmë tek Everton, u ndalua nga policia pranë shtëpisë së tij në Cheshire të enjten në mbrëmje, siç raportojnë të përditshmet angleze, pas një nate të kaluar jashtë.

31-vjeçari para pak kohësh lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja angleze, duke e mbyllur karrierën me Anglinë me 53 gola në 119 ndeshje.

Lamtumira e tij nga United pas 13 sezonesh dhe 183 golash për të kaluar tek Eeverton, nuk e ka penguar atë të vijojë përditësimin e rekordeve sportive: pak ditë më parë shënoi golin e 200-të në Premier League kundër Mancester City.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje