Godet Partizani, merr mesfushorin e Legia Varshavës

31 Gusht 2017, 18:13Sport TEMA

Partizani nuk ka të ndalur. Merkato e kësaj vere mund të konsiderohet si rekord në shtëpinë e “demave të kuq”, sa i përket buxhetit në afrimin e futbollistëve.

Në ditën e fundit, drejtuesit kanë bërë edhe një tjetër goditje.

“Vipsport.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive se bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar Alban Sulejmani. 19-vjeçari ka qenë në pronësinë e Legias së Varshavës. Polakët e blenë kartonin e tij në vitin 2015 nga maqedonasit e Renovës, ku Sulejmani arriti të shkëlqejë, edhe pse në moshë shumë të re.

Alban Sulejmani luan si mesfushor krahu, ose mesfushor qëndre i avancuar. Ai ka një fizik potent, por edhe aftësi të spikatura në lëvizjet me top. Tashmë, trajneri Mark Iuliano do ketë një rivalitet të jashtëzakonshëm në çdo pozicion, për të piketuar se kush do luajë titullar. Kjo pritet të rrisë ndjeshëm edhe nivelin brenda ekipit.

Mesfushori maqedonas është gjithashtu pjesë e kombëtares U-19 të Maqedonisë. Klubi i Partizani ka gjetur marrëveshjen me Legian, duke marrë në pronësi edhe kartonin e tij./Vipsport.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje