Hysaj thirrje tifozave: Nuk jemi një ekip kampionati, duhet të na mbështesin

31 Gusht 2017, 14:20Sport TEMA

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj, gjatë konferencës për shtyp, ka theksuar mes të tjerash se dy ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme për kombëtaren kuqezi, veçanërisht ajo me Lihtejshtejnin në “Elbasan Arena”.

“Duhet të fitojmë ndeshjen e parë, është shumë e rëndësishme. Maqedonia ka lojtarë me cilësorë se Leihtejnshtejni, por futbolli është i çuditshëm, ndaj dhe duhet ta fitojmë patjetër ndeshjen e së shtunës.

Tifozët duhët të vijnë në çdo ndeshje për kombëtaren. Nuk jemi një ekip kampionati, që e sheh gjithmonë, të shtunën apo të dielën. Ata duhet të jenë aty për të na ndihmuar në çdo moment.

Lojtarët e rinj në kombëtare? E kam provuar edhe vetë, ata vijnë për një qëllim këtu. Duan kohën e tyre që të futen në mekanizmin e skuadrës.

Të gjithë trajnerët kanë mënyra të ndryshme të stërvitjes dhe zgjedhjeve. Panucci do të ketë ndryshime me De Biazin, por jo aq shumë sa mendojnë të gjithë. Të shtunën do të shohim më mirë.

Panucci është trajner që di të kuptojë lojtarët, di të kuptojë situatat. Panucci duhet ta shikojmë në veprim dhe diferencën e shohin të tjerët. Të gjithë duhet ta dimë se vendos trajneri. Po marr shembullin e Naingolan, i cili ëhstë shumë lojtar i mirë, por është jashtë, sepse kështu vendosi trajneri.

Për kombëtaren nuk jam asnjëherë i lodhur, jam ende 23 vjeç dhe dua të luaj gjithmonë, në çdo ndeshje. Shiriti? Nuk është problem, por qejf kam. Një shirit nuk ta ndryshon jetën.

Po bëjmë lëvizje për të luajtur përpara në ndeshjen e parë, por të shohim, sepse janë shumë pak ditë dhe duhet të rikuperojmë për Maqedoninë. Loja varet edhe nga kualitetet që ka ekipi. Kemi mosha të reja në skuadër dhe po rritemi. Jam unë, është Gjimshiti etj.

Sulmi i Maqedonisë? Kanë lojtarë me eksperiencë dhe duhen pasur shumë kujdes. Kanë shënuar dhe janë një rrezik.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje